Rugova: Klasë politike pa moral e njerzillëk

Aktuale

Rugova: Klasë politike pa moral e njerzillëk

Nga: A.SH Më: 24 gusht 2025 Në ora: 12:23
Kuvendi i Kosovës

Ish-deputeti Naser Rugova ka reaguar pas seancës së sotme në Kuvend, duke e cilësuar klasën politike si jokredibile, të papërgjegjshme dhe pa etikë.

Ai tha se e vetmja mënyrë për të tejkaluar gjendjen aktuale politike në Kosovë janë zgjedhjet e reja.

Postimi i plotë:

KLASË POLITIKE PA MORAL E NJERZILLËK

Seanca e sotme shpërfaqi edhe një herë se sa jokredibile, e papërgjegjshme dhe pa trohë etike është kjo klasë politike, në veçanti kjo legjislaturë!

Nuk ka se çka të flitet më!

Kam deklaruar edhe para disa ditëve, vetëm zgjedhjet e reja mund ta zbusin sado pak këtë mjerim politik në të cilin gjindemi si shtet dhe shoqëri!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat