Fshihet murali i Mlladiqit në Zveçan, Peci: Ishte iniciativë e imja

Aktuale

Fshihet murali i Mlladiqit në Zveçan, Peci: Ishte iniciativë e imja

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 18:50
Ilir Peci

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur se fshirja e muralit të kryekriminelit Ratko Mlladiq, nuk ka qenë iniciativë e qeverisë në detyrë.

E për herë të parë pamjet e fshirjes së këtij murali, i kishte bërë ministri në detyrë, Elbert Krasniqi.

“Kjo nuk ka qenë ide, ose nuk kemi pasur bisedë me qeverinë, mirëpo kjo ka qenë nga fillimi i mandatit tim si kryetar komune, nga qytetarë të shumtë për m’u bë mbulesa e Mlladiqit, do të thotë të gjitha mbishkrimet dhe fotografitë e tij nga komuna e Zveçanit”, tha Peci.

I pari i Zveçanit shton se ka pasur shumë pakënaqësi nga të gjitha komunitetet për ekzistencën e këtyre mbishkrimeve politikisht jo të duhura për qytetarët.

Ai shtoi se puna po vazhdon, dhe është duke shkuar në mënyrë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat