“Ndihemi të fyer” – Morina nga “Vendlindja Thërret” për artikullin kundër UÇK-së ku bashkautor ishte Basha

Aktuale

“Ndihemi të fyer” – Morina nga “Vendlindja Thërret” për artikullin kundër UÇK-së ku bashkautor ishte Basha

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 08:08
Haki Morina

Ish-administratori i Fondit “Vendlindja Thërret”, Haki Morina, e ka komentuar artikullin ku kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, është bashkautor, e ku pretendohet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është financuar nga “trafikantë të drogës”.

Morina tha se ky artikull për shumë mërgimtarë ka qenë ofendim i hapur ndaj kontributit të madh që e kanë dhënë ata për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

“Në bazë të rrjeteve sociale dhe atyre pak mërgimtarëve që kam takuar del që zbulimi i këtij artikulli ka shkaktuar befasi negative, indinjatë të thellë pasi i ofendon të gjithë ndjenjat patriotike dhe kontributin e madh që e kanë dhënë mërgimtarët gjatë luftës”, ka thënë Morina mbrëmë në Edicionin Special.

“Ndihemi të fyer pasi mohohet drejtpërdrejt i gjithë kontributi ynë me vite radhë, i gjithë kontributi ynë mjaft i vështirë pasi s’ishte e lehtë në atë kohë që të ndaje edhe kafshatën e bukës për të kontribuar në formën që kishim mundësi ta ndihmonim UÇK-në”.

“Ky pamflet antishqiptar natyrisht që nuk mund të pritet mirë nga askush, përveç prej atyre që janë me ndjenja armiqësore ndaj kombi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat