Krasniqi: Sot është radha e Rashiqit

Aktuale

Krasniqi: Sot është radha e Rashiqit

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 11:06
Elbert Kransiqi

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pak para nisjes së seancës, tha se sot është radha e Nenad Rashiqit nga Partia e Pavarur Liberale të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb

Ai thotë se e ka lexuar Kushtetutën e Kosovës, dhe aty shkruhet se dy nënkryetarëve të Kuvendit, u takon të jenë nga komunitetet.

“E kam lexuar Kushtetutën, aty shkruan se dy nënkryetarë nga komunitetet, një nga komuniteti serb, dhe tjetri nga komuniteti jo serb, kjo është e rëndësishme.

Emiljan e kemi zgjedhur nga komuniteti i komuniteteve jo serbe, sot është radha e Nenadit”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat