Krasniqi: Kam refuzuar takimin me Kurtin

Aktuale

Krasniqi: Kam refuzuar takimin me Kurtin

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 12:18
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se ka refuzuar të takohet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të diskutuar për zgjedhjen e kandidatit Nenad Rashiq për nënkryetar të Kuvend nga radhët e komunitet serb.

Ai thotë se qëllimi i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje është thellimi i krizës.

Krasniqi: Kam refuzuar takimin me Kurtin

“Ne dy ditë i kemi kërkuar konsultim 10 minutësh me i thënë vendose një njeri që nuk turpërohet askush prej tij se më së pari ata duhet me u turpërua se kandidat i tyre është jo i joni. megjithatë qëllimi i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje është duke që është vazhdimi dhe thellimi i krizës siç e kam thënë edhe në adresimet e kaluara. Kam refuzuar ta takoj zotërinë Kurti përkundër kërkesës së tij të takohemi dhe të diskutojmë për zgjedhjen e Nenad Rashiqit. Për mua është shumë e çuditshme kanë refuzuar me shpërfillje me u taku 10 minuta për me e zgjedh një kryetar të Kuvendit që do të ishte i denjtë dhe nuk do të ishte figurë kontraverze dhe një figure problematike siç është Dimal Basha për të cilin disa i kemi ditur e shumë si kishim ditur siç doli edhe artikulli”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat