Albulena Haxhiu sqaron hedhjen me short për zgjedhjen e nënkryetarit nga Lista Serbe

Aktuale

Albulena Haxhiu sqaron hedhjen me short për zgjedhjen e nënkryetarit nga Lista Serbe

Më: 1 shtator 2025 Në ora: 22:09
Albulena Haxhiu

Ish ministrja e Drejtësisë tashmë nënkryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu është e ftuar sonte në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Nëse i mban apo jo dy detyra njëkohësisht, Haxhiu e dha një sqarim për këtë çështje. Ajo tha se tre nënkryetarë të Kuvendit të Republikës së Kosovës janë votuar në pako sepse ka pasur konsensus ndërmjet partive politike si Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, prandaj kemi marrë 100 vota të Kuvendit të Kosovës.

Albulena Haxhiu tha se në momentin që është bërë nënkryetare, automatikisht është liruar nga detyra si Ministre e Drejtësisë dhe se e gjithë kjo është në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

“Në momentin që jam bërë nënkryetare, jam liruar nga detyra e Ministres së Drejtësisë në detyrë, prandaj gjithçka ka shkuar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në përputhje me Rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat