A do të rikandidojë për presidente, flet Osmani

Aktuale

A do të rikandidojë për presidente, flet Osmani

Më: 11 shtator 2025 Në ora: 10:55
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur do të rikandidojë sërish në këtë pozitë.

Ajo tha se sulmet e disa gazetarëve “po më bindin mos e u ndal e me vazhdu”, transmeton KosovaPress.

“Do të vendosi në ndërkohë, sapo them që ta marrë do pushim, po qohen do gazetarë e po më sulmojnë e po më bindin mos me u ndal e me vazhdu”, deklaroi Osmani.

Këto komente ajo i bëri në një mbledhje me gazetarët ku sqaroi rastin e arrestimit të kamermanit që u dyshua se xhiroi vajzat e saj.

Për këtë rast ajo kishte bërë edhe reagim publik duke thënë se kjo rrezikon fëmijët e saj duke potencuar se inçizimi i pa autorizuar i të miturve nuk lejohet me ligj.

Kujtojmë se mandati i presidentes Osmani përfundon në muajin prill të vitit të ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat