Driton Tali paralajmëron për Qeverinë me votat e Listës Serbe

Aktuale

Driton Tali paralajmëron për Qeverinë me votat e Listës Serbe

Nga: A.SH Më: 18 shtator 2025 Në ora: 07:15
Kuvendi i Kosovës

Analisti Driton Tali ka thënë se kushdo që formon Qeverinë e ardhshme me votat e Listës Serbe do të dëmtohet seriozisht.

Sipas tij, Lista Serbe mund të jetë pjesë e Qeverisë, por qeveria duhet të sigurojë 61 vota nga partitë shtetëformuese dhe të njohura ndërkombëtarisht.

Tali paralajmëron se krijimi i qeverisë me votat e Listës Serbe rrit rrezikun e shantazhit dhe ndikimit të Beogradit për interesa të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Postimi i plotë:

Kushdo që e bënë Qeverinë me votat e Listës Serbe në zgjedhjet e radhës do të dëmtohet seriozisht.

Lista Serbe, do (apo mbase: mund) të jetë pjesë e Qeverisë, por Qeveria duhet bërë 61 vota nga partitë shtetëformuese dhe shtetënjohëse!

Nuk bënë të krijohet me votat e Listes Serbe sepse pastaj gjasat për t'u shantazhu për hesape të Vuçiçit janë maksimale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat