Anëtari i listës “Guxo”, Kujtim Hajdaj, ka akuzuar lobistin e PDK-së, James Rubin, se gjatë mbrojtjes së Thaçit përdori “strategjinë e fantomizimit” të UÇK-së, duke e portretizuar Ushtrinë Çlirimtare si një strukturë pa individë, si dhe pjesëmarrjen e Thaçit si të ngjashme me hyrjen e kalit në Trojë.
Postimi:
Lobisti i paguar i PDK si "dëshmitar " në mbështetje të Thaqit, James Rubin, e përdori strategjinë e fantomizimit të UÇK, duke e potretizuar atë si të pa: "Shtab të Përgjithshëm dhe gjeneralë.."
Sipas kësaj u la të kuptohet se kyçja e Thaqit në UÇK paska qenë si ajo e hyrjes së kalit në Trojë.