​Ambasadori britanik vizitë në Bondsteel

Aktuale

​Ambasadori britanik vizitë në Bondsteel

Më: 19 shtator 2025 Në ora: 12:14
Foto nga vizita

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vizituar ushtarët e Gardës Skoceze në kampin Bondsteel.

Për vizitën ka njoftuar vetë diplomati britanik përmes një postimi në X.

“I kënaqur që vizitova oficerët dhe ushtarët e Gardës Skoceze në Kampin Bondsteel.

Këtu për të provuar një vendosje operacionale si Forcë Rezervë Strategjike e KFOR-it, kjo dëshmon aftësinë e Ushtrisë Britanike për të përmbushur këtë angazhim të NATO-s dhe angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hargreaves.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat