Çeku zotohet për dialog e jo për ndarje në Prishtinë

Aktuale

Çeku zotohet për dialog e jo për ndarje në Prishtinë

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 15:08
Hajrullah Çeku

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrullah Çeku është zotuar se do të sjellë frymë të bashkëpunimit në kryeqytet.

Çeku ka thënë se për shkak të ndarjeve të thella e mungesës së bashkëpunimit, shumë ide mbeten të parealizuara.

“Unë kam punuar gjithmonë për dialog, jam kundër ndarjeve, kundër polarizimit dhe këtë frymë do ta sjellë edhe në krye të qytetit tonë.

Do të punoj me të gjithë ata që vendosin interesin e Prishtinës përpara, me partitë, bizneset, organizatat, mediat, çdo grup të shoqërisë”, ka thënë Çeku.

Njoftimi:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat