EULEX kërkon drejtësi për rreshterin Afrim Bunjaku

Aktuale

EULEX kërkon drejtësi për rreshterin Afrim Bunjaku

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 21:19
Zëvendësshefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) Emily Rakhorst

Zëvendësshefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) Emily Rakhorst, sot mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për nder të rreshterit të rënë të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në krye të detyrës dy vite më parë.

Sipas njoftimit, EULEX rithekson thirrjen e Bashkimit Evropian për drejtësi dhe llogaridhënie ndaj përgjegjësve të këtij sulmi.

“Sot, Zëvendësshefja e Misionit EULEX, Emily Rakhorst, pati nderin t'i bashkohet komemoracionit solemn për nder të Rreshterit të rënë të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë në krye të detyrës dy vite më parë.

Ne i theksojmë thirrjet e BE-së për llogaridhënien e përgjegjësve të kryerjes së këtij sulmi!”, thuhet në njoftimin e EULEX.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat