FSK-ja mban ushtrime në fshatrat e Gjilanit

Aktuale

FSK-ja mban ushtrime në fshatrat e Gjilanit

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 10:31
FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës, njofton qytetarët, se bazuar në planin e stërvitjeve me datën 10-11 tetor 2025 do të realizoj stërvitje ushtarake në zonën e Zhegovcit.

Sipas njoftimit, po ashtu stërvitjet vazhdojnë edhe me datat 20-27 tetor në zonat: Zhegovc, Bresalc dhe Llabjan.

FSK-ja, njofton se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje te këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake.

“Qytetarët këshillohen për kujdes gjatë ditëve kur do të zhvillohen ushtrimet dhe mos të kenë panik”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat