Ftesë nga Washingtoni – Osmani pjesë e panelit ndërkombëtar për refugjatët në OKB

Aktuale

Ftesë nga Washingtoni – Osmani pjesë e panelit ndërkombëtar për refugjatët në OKB

Nga: A.M Më: 26 shtator 2025 Në ora: 09:53
Presidentja Vjosa Osmani në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një panel ndërkombëtar të organizuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

E ftuar nga Zëvendës Sekretari i Shtetit amerikan, Christopher Landau, Presidentja Osmani mori pjesë në diskutimet në panelin me temë: “Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet”.

Pjesëmarrja e Presidentes Osmani në këtë forum të nivelit të lartë nënvizon angazhimin e Kosovës në çështjet globale humanitare dhe forcon rolin e saj si partnere e besueshme në arenën ndërkombëtare, transmeton "Bota sot".

Shkrimi i plotë

Kënaqësi që, si e ftuar nga Zëvendës Sekretari i Shtetit 🇺🇸Christopher Landau, mora pjesë në panelin ‘Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet’, të organizuar nga Qeveria amerikane në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat