FSK dhe FARSH rrisin bashkëpunimin në fushën e logjistikës

Aktuale

FSK dhe FARSH rrisin bashkëpunimin në fushën e logjistikës

Më: 26 shtator 2025 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion nga Komanda Mbështetëse e FARSH-it, i udhëhequr nga Komandanti, Gjeneral Brigade Aleksandër Pando, ka realizuar një vizitë në Komandën e Logjistikës të FSK-së.

Sipas njoftimit të FSK-së, delegacioni u prit nga Zëvendëskomandanti i Komandës së Logjistikës, Kolonel Mehmet Lladrovci, i cili i informoi mysafirët nga Shqipëria për të arriturat, sfidat, ngritjen e kapaciteteve, misionin dhe detyrat e kësaj komande, si dhe për strukturën organizative dhe zhvillimet në fushën e logjistikës dhe asaj mjekësore.

"Gjatë vizitës, delegacioni pati mundësinë të vizitojë servisin për automjetet e rënda, ku u njoh nga afër me kapacitetet e mirëmbajtjes që ofron FSK.

Palët rikonfirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve logjistike dhe mjekësore, përmes planeve bilaterale dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet dy forcave", thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat