Maqedonci në Forumin e Sigurisë së Varshavës: Diskutime për progresin e FSK-së dhe bashkëpunimin me ShBA-në

Aktuale

Maqedonci në Forumin e Sigurisë së Varshavës: Diskutime për progresin e FSK-së dhe bashkëpunimin me ShBA-në

Më: 1 tetor 2025 Në ora: 13:57
Foto nga takimi

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës, ku ka zhvilluar takime dypalëshe me dy gjeneralë amerikanë me katër yje.

Maqedonci është takuar me Gjeneralin Tod Daniel Wolters, ish-Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropën (2019-2022) nga SHBA, si dhe me Admiral Mark Montgomery, aktualisht Drejtor i Lartë dhe Bashkëpunëtor i Lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive (SHBA).

Ai ka theksuar se gjatë takimeve prezantoi progresin e Kosovës dhe FSK-së në Planin e Tranzicionit, duke diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe Kosovë–SHBA në fushën e mbrojtjes dhe nismat e përbashkëta për forcimin e tyre.

“Dy gjeneralët, miq të Kosovës, kanë kontribuar shumë për arritjet tona në mbrojtje, të realizuara në bashkëpunim me SHBA-të. Për këtë u shpreha falënderim të veçantë”, deklaroi Maqedonci në një postim në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat