KQZ emëron mbi 520 ekipe në Qendra Komunale të Numërimit

Aktuale

KQZ emëron mbi 520 ekipe në Qendra Komunale të Numërimit

Më: 1 tetor 2025 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për emërimin e më shumë se 520 ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit me mbi 2 mijë anëtarë për zgjedhjet e 12 tetorit.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në zgjedhjet lokale, numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike për Kuvende Komunale bëhet në vendvotime pas përfundimit të votimit, të cilat evidentohen në formularë.

Ndërkaq, sipas të njëjtit ligj, votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale numërohen në Qendra Komunale të Numërimit, proces i cili do të realizohet përmes ekipeve të numërimit.

Përveç numërimit të votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale, në këto qendra, do të bëhet edhe verifikimi i votave të subjekteve politke, nga formularët që jnë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat