Gërvalla në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit

Aktuale

Gërvalla në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 15:43
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, që  po zhvillohet në Belfast të Irlandës së Veriut.

Ky takim bashkon ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të shteteve pjesëmarrëse në këtë proces.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Gërvalla njoftoi se takimi  i mëngjesit u drejtua nga Sekretarja e Shtetit për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, të cilën e falënderoi për mikpritjen e ngrohtë në Hillsborough Castle në Belfast

“Në kuadër të Procesit të Berlinit, pas takimit të mëngjesit, nën drejtimin e Sekretares së Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, znj. Yvette Cooper, u mblodhëm për fotografinë familjare, pak çaste para fillimit të paneleve”, ka shkruar Gërvalla në Facebook duke publikuar edhe foto nga ty takim.

Gjatë punimeve, ministrja Gërvalla pritet të zhvillojë takime bilaterale me homologë dhe përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse.

Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014, mbetet një nismë qendrore për bashkëpunim politik, ekonomik dhe shoqëror ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve evropianë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat