KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës.
Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind,
Jeton Mushkolaj nga LDK ka 15.58 për qind,
Shkumbin Demaliaj nga Iniciativa Demokracia 12.24,
Natyra Kuçi PSD 11.82,
Faton Selmanaj Lëvizja Vetëvendosje 4.73 për qind dhe Jetmir Prekalla PDK 1.11 për qind.
Deri më tash janë numëruar 1.73 për qind e votave nga dy vendvotime nga gjithsej 50.
KQZ-ja publikon votat e para në Prishtinë, ja rezultatet
Nga: A.M.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e votave të para në Prishtinë.
Nga votat e para, sipas KQZ-së prin Përparim Rama i LDK-së me 44.27 për qind, apo 197 vota, kurse i dyti është Hajrulla Çeko i VV-së me 119 vota apo 26.74 për qind, transmeton "Bota sot".
I treti, sipas publikimit të votave të para është Uran Ismaili me 113 vota apo 25.39 për qind.
KËTU mund ta gjeni përditësimin e fundit të KQZ-së nga të gjitha komunat
KQZ nis publikimin e rezultateve
Në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë nisur që të dalin rezultatet e para të zgjedhjeve lokale të mbajtura sot.
Megjithatë, përqindja e votave të numëruara është ende shumë e vogël.
Kurti: Qytetarët e Kosovës treguan kulturë demokratike në zgjedhjet lokale
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përshëndetur qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen e tyre masive dhe qetësinë gjatë ditës së zgjedhjeve lokale.
Në një postim të bërë në Facebook, Kurti theksoi se qytetarët treguan dinjitet dhe përgjegjësi, duke reflektuar një kulturë të konsoliduar demokratike në vend.
“Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi.
Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara.
Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”, ka shkruar Kurti.
KQZ: Dalja ishte 39 për qind, ka nisur numërimi i votave për kryetarë komunash
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për qind të qytetarëve.
Në zgjedhjet paraprake, dalja kishte qenë 43 për qind, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Radoniqi tha se në shumë prej vendvotimeve ka nisur numërimi i votave për kandidatët për kryetarë të komunave.
Pas këtij procesi do të numërohen edhe votat për asamblistët.
Podujeva në kufi të balotazhit: Shpejtim Bulliqi i LVV-së kryeson me 51%
Sipas Exit Poll-it të UBO Consulting të prezantuar në Debat Plus, në Komunën e Podujevës rezultatet paraprake tregojnë:
Shpejtim Bulliqi (LVV) – 51.6%
Ekrem Hyseni (LDK) – 37.8%
Isak Shabani (PDK) – 9.9%
Baki Feta (AAK) – 0.7%
Rezultatet tregojnë se gara në Podujevë është në kufijtë e balotazhit, ndërsa Shpejtim Bulliqi kryeson me një diferencë të dukshme mbi rivalin e tij kryesor, Ekrem Hyseni.
DnV: Proces i votimit, i qetë dhe demokratik
Koalicioni i organizatave joqeveritare që monitori procesin zgjedhor, Demokracia në Veprim (DnV), tha se procesi ishte i qetë dhe demokratik.
Megjithatë, DnV-ja vuri në pah se ka pasur disa parregullsi gjatë votimeve.
“Votimi me asistencë ka qenë një dukuri shumë e shprehur, ku shumë votues, sidomos gratë dhe të rinjtë, janë asistuar nga të afërm të tyre dhe persona të tjerë. Madje, në shumë raste, votimi me asistencë nuk është evidentuar fare në librin e votimit”, tha DnV-ja.
Telashe për votuesit kanë shkaktuar edhe ndryshimi i qendrave të votimit për qytetarët dhe “një numër i lartë i votuesve janë kthyer pa pasur mundësi të votojnë, pasi emrat e tyre nuk janë gjetur në listën e votuesve”.
“Vëzhguesit e DnV-së kanë evidentuar edhe prani të materialeve promovuese, posterë e kartëvizita brenda perimetrit prej 100 metrash të Qendrave të Votimit, ndërsa në disa komuna ka pasur edhe votim të organizuar për grupe qytetarësh”, tha DnV-ja në një njoftim për media pas mbylljes së vendvotimeve.
Ky koalicion u bëri thirrje komisionerëve që të bëjnë numërimin e votave me përkushtim dhe partive politike që me qetësi të presin rezultatet zyrtare.
Sondazhi i UBO-s në Gjilan: Alban Hyseni i LVV-së dhe Arbër Ismajli i LDK-së shkojnë në balotazh
Sipas Exit Poll-it të UBO Consulting të prezantuar në Debat Plus, në Komunën e Gjilanit rezultuan:
Alban Hyseni (LVV) – 48.1%
Arbër Ismajli (LDK) – 36.1%
Riad Rashiti (PDK) – 12.9%
Nazim Gagica (AAK) – 2.3%
Për shkak se asnjëri nga kandidatët nuk arriti të sigurojë shumicën absolute, Gjilani do të shkojë në balotazh, ku përballen Alban Hyseni dhe Arbër Ismajli në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Exit Polli i UBO-s në Prizren: Shaqir Totaj i PDK-së dhe Artan Abrashi i LVV-së shkojnë në balotazh
Sipas Exit Poll-it të UBO Consulting të prezantuar në Debat Plus, në Komunën e Prizrenit rezultojnë këto përqindje:
Shaqir Totaj (PDK) – 43.3%
Artan Abrashi (LVV) – 30.4%
Driton Selmanaj (LDK) – 11.1%
Këto rezultate tregojnë se Totaj dhe Abrashi do të përballen në balotazh, pasi asnjëri nuk arriti të sigurojë shumicën absolute në raundin e parë të zgjedhjeve.
Exit Polli i UBO-s: Komuna e Pejës shkon në balotazh
Sipas Exit Poll-it të UBO Consulting, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, është në epërsi të qartë në garën për kryetar të Pejës me 46.4% të votave.
Pas tij renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Taulant Kelmendi, me 27%, ndërsa në vendin e tretë është kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, me 20% të votave.
Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arta Nallbani, ka marrë 6%, ndërsa kandidatët e tjerë – Jeton Abazaj (i pavarur), Reshat Nurboja (Alternativa) dhe Vehbi Avdullahaj (Nisma) – kanë marrë përqindje nën 1%.
Edhe në votën për Kuvendin Komunal, LDK ruan epërsinë me 44.3%, e ndjekur nga LVV me 23.6% dhe AAK me 20.9%.
PDK ka marrë 8.3%, ndërsa partitë tjera si Alternativa, Nisma, IRDK, Bošnjačka Stranka, Nova Demokratska Stranka dhe Partia Liberale Egjiptiane kanë rezultate simbolike nën 1%.