PDK e para, LVV e dyta – ja rezultatet aktuale në Vushtrri
Nga: A.M.
Rezultatet e para janë publikuar nga KQZ edhe në Vushtrri
Aktualisht, i pari është Ferit Idrizi nga PDK, me 45,40 për qind ose 5716 vota.
I dyti është Sylejman Meholli nga LVV me 3697 vota apo 29,37 për qind, përcjell “Bota sot”.
Ndërsa, i treti është Xhafer Tahiri nga radhët e LDK-së me 2618 vota ose 20,80 për qind.
Këto janë rezultatet në Skënderaj
Nga: A.M.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e para në Skënderaj.
Aktualisht, i pari është Sami Lushtaku me 80,74 përqind apo 4049 vota.
I dyti është Hyseni Mehani nga LVV me 546 vota apo 10,89 për qind, përcjell “Bota sot”.
Ndërsa, i treti është Sokol Halili nga Iniciativa Qytetare për Skënderaj me 420 vota apo 8337 për qind.
Kush po prin në Hanin e Elezit: Rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e numërimit të votave për zgjedhjet lokale 2025 në Republikën e Kosovës.
Në Komunën Hani i Elezit janë numëruar mbi 13% të votave.
Mehmet Ballazhi nga PDK po fiton momentalisht 51.91% apo 611 vota,
I dyti është kandidati i pavarur, Refki Suma me 48.09% apo 566 vota.
Kush po prin në Lipjan sipas rezultateve të para zyrtare
KQZ po numëron votat për garën e kreut të Lipjanit, ku pritet betejë e madhe për vendin e parë.
Imri Ahmeti nga LDK-ja prin me 51.51 për qind,
Shukri Buja PDK 28.17 për qind,
Ilir Qeriqi Vetëvendosje 17.68 për qind,
Ardian Bytyqi Guxo 1.86 për qind dhe Bashkim Budakova AAK 0.70 për qind.
Deri më tash janë numëruar 7.31 për qind e votave nga 17 vendvotime nga gjithsej 88, raporton KosovaPress.
Kush po prin në Lipjan sipas rezultateve të para zyrtare
KQZ po numëron votat për garën e kreut të Lipjanit, ku pritet betejë e madhe për vendin e parë.
Imri Ahmeti nga LDK-ja prin me 51.51 për qind,
Shukri Buja PDK 28.17 për qind,
Ilir Qeriqi Vetëvendosje 17.68 për qind,
Ardian Bytyqi Guxo 1.86 për qind dhe Bashkim Budakova AAK 0.70 për qind.
Deri më tash janë numëruar 7.31 për qind e votave nga 17 vendvotime nga gjithsej 88, raporton KosovaPress.
Shpejtim Bulliqi i pari në Podujevë, ja rezultatet e para
Nga: A.M.
Edhe në komunën e Podujevës, Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e para.
Për momentin, i pari është Shpejtim Bulliqi nga LVV me 5052 vota, ose 52,30 për qind.
I dyti është Ekrem Hyseni nga LDK me 3821 vota apo 39,56 për qind, përcjell “Bota sot”.
Ndërsa, i treti është Isak Shabani me 657 vota apo 6,80 për qind.
Publikohen edhe votat e para në Drenas nga KQZ-ja
Nga: A.M.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar edhe rezulutatet e para në komunën e Drenasit.
Aktualisht, i pari është Ramiz Lladrovci me 1558, apo 53,14 për qind.
I dyti është Petrit Hajdari nga PDK me 1109 vota apo 37,82 për qind, përcjell “Bota sot”.
Ndërsa, i treti Ajvaz Berisha nga Bashkimi Demokratik me 112 vota apo 3,82 për qind.
Nis numërimi i votave në Drenas
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis publikimin e rezultateve për kryetar të komunës së Drenasit. Ata deri tani kanë numëruar 618 vota, nga 57,342 vota sa janë gjithsejtë.
Ata kanë numëruar 2 kuti të votimit, nga 73 sa janë gjithsejtë. Aty prin Ramiz Lladrovci Për Drenasin kampion me Ramiz Lladrovcin, i cili ka marrë 48,06% ose 297 vota.
Pas tij, është Petrit Hajdari nga PDK me 33,98% ose 210 vota.
Bashkimi Demokratik i Ajvaz Berishës me 13,27% dhe 82 vota, Lëvizja Vetëvendosje me Egzona Tërdevci me 2,10% ose 13 vota dhe të tjerë.
Dalin rezultatet preliminare: Aleanca Shqiptare prin në Graçanicë
Kandidati i Aleancës Shqiptare, Leutrim Ajeti po prin në Komunën e Graçanicës pas numërimit të rreth një mijë votave.
Ajeti, i cili u mbështet nga të gjitha subjektet politike shqiptare, ka marrë 52 për qind të votave pas numërimit të 3.52 për qind të votave.
I dyti është kandidati i Listës Serbe, Novak Ziviq me 41 për qind të votave të fituara.
Igor Rashiq i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka fituar 5.39 për qind të votave.
Këto janë votat e para në Mitrovicë nga KQZ-ja
Janë publikuar votat e para nga Komisioni Qendror Zgjedhor për komunën e Mitrovicës.
Aktualisht, Arian Tahiri nga Partia Demokratike të Kosovës, me 467 vota apo 49,11 për qind.
I dyti është Faton Peci nga LVV-Guxo me 449 vota apo 21 për qind, përcjell “Bota sot”.
Ndërsa, i treti Gëzim Plakolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 30 vota apo 3,15 për qind.