LIVE: Nis rinumërimi i votave në këto tri komuna – KQZ jep detajet e fundit

Aktuale

LIVE: Nis rinumërimi i votave në këto tri komuna – KQZ jep detajet e fundit

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 07:19 Përditësuar në ora: 23:58 më 19.10.2025
Kutitë e votimit në një qendër në Prishtinë

​Votat me postë për kandidatët për kryetar të Prizrenit

Prizreni është në mesin e shumë komunave fituesi për kryetar i së cilës do të vendoset në raundin e dytë më 9 nëntor.

Kjo pasi asnjëri nga dy kandidatët në garën e 12 tetorit, Shaqir Totaj PDK e Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje nuk arritën të marrin pesëdhjetë përqindëshin e nevojshëm.

Nga votat me postë kandidati i Vetëvendosjes ka marrë 594 ose 33.30 për qind, Shaqir Totaj 566 ose 31.73 për qind.

Driton Selmanaj LDK 11.38 për qind ose 203 vota. Emilia Rexhepi nga Partia e Re Demokratike 6.17 për qind ose 110 vota, Zafir Berisha Bashkimi Demokratik i Prizrenit 6 për qind ose 107,

Albulena Balaj Halimaj NISMA 5.89 për qind ose 105 vota, raporton KosovaPress.

​Votat e fituara me postë: Gazmend Muhaxheri i pari në garën për Pejën

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të ardhura me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e 12 tetorit në Pejë.

Gazmend Muhaxheri nga LDK-ja ka marrë 604 vota ose 48.55 për qind,

Taulant Kelmendi Vetëvendosje 328 vota ose 26.37 për qind,

Ali Berisha AAK 178 vota ose 14.31 për qind,

Arta Nallbani PDK 105 vota ose 8.44 për qind,

kandidati i pavarur Jeton Abazaj 26 vota ose 2.09 për qind dhe

Reshat Nurboja nga Alternativa dy vota ose 0.16 për qind.

Peja do të jetë pjesë e garës së balotazhit për kryetar më 9 nëntor ndërmjet Gazmend Muhaxherit nga LDK-ja dhe Taulant Kelmendit nga Lëvizja Vetëvendosje.

LDK fiton shumicën e votave me postë në garën për Rahovecin

 

Smajl Latifi nga AAK-ja dhe Ali Dula nga Vetëvendosje do të përballen në balotazh në Rahovec, por shumica e votave me postë në këtë komunë shkuan te kandidati i LDK-së.

Burim Krasniqi nga partia e Lumir Abdixhikut ka marrë 433 vota ose 34.92 për qind.

Kryetari aktual Smajl Lafiti 378 vota ose 30.48 për qind,

Ali Dula Lëvizja Vetëvendosje 313 vota ose 25.24 për qind dhe

Edon Cana PDK 116 vota ose 9.35 për qind.

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë për kryetar në ato komuna ku nuk kishte fitues në raundin e parë do të mbahet më 9 nëntor.

Rezultatet e para nga votimet me postë për kryetar të Prishtinës, bindshëm prin ky kandidat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e para të numëruara me postë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit.

Nga 20 për qind e votave të numëruara, prin kandidati i Vetëvendosjes Hajrulla Çeku me 47.31 për qind ose 88 vota, raporton KosovaPress.

Përparim Rama nga LDK-ja renditet i dyti me 30.65 për qind ose 57 vota. Uran Ismaili PDK ka marrë 30 vota ose 16.13 për qind, Besa Shahini PSD-ja 2.15 për qind ose katër vota, Bekë Berisha AAK 2.15 për qind ose katër vota. Fatmir Selimi, kandidat i pavarur, 1.08 për qind ose dy vota.

Komuna e Prishtinës do të jetë në balotazh më 9 nëntor, pasi asnjëri nga dy kandidatët e parë që kanë marrë më së shumti vota nuk kanë arritur ta kalojnë kuotën prej 50 për qind në raundin e parë. 

Gara zgjedhore në Gjilan/ 95 për qind të votave të numëruara, ky është rezultati

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit në Gjilan, kanë mbetur edhe shtatë vendvotime të paprocesuara nga 146 sosh sa ka Gjilani. Në total janë numëruar 95,21% e votave.

Nga votat e diasporës Alban Hyseni i LVV-së ka marrë 51.77%, ndërsa Arbër Ismajli i LDK-së 36.32%.

Por deri më tani kjo është e pamjaftueshme për Alban Hysenin të fitojë pa balotazh, kur kanë mbetur edhe votat e shtatë vendvotimeve.

Nga rezultatet e deritanishme, Alban Hyseni ka 49.82% të votave, ndërsa Arbër Ismajli 34.30 sosh.

Numërohen mbi 50% e fletëvotimeve të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Sipas KQZ, nga pasditja e së premtes deri të dielën në orën 16:00, janë numëruar 80 kuti që përmbajnë pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 67 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.

“Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që janë numëruar deri më tani është mbi 50% e tyre”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Nga pasditja e së premtes deri të dielën në orën 16:00, janë numëruar 80 kuti që përmbajnë pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 67 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që janë numëruar deri më tani është mbi 50% e tyre.
Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ kanë filluar të publikohen rezultatet nga numërimi i votave nga votimi jashtë Kosovës.

​Votat me postë: 10 komuna kanë përfunduar numërimin, Prishtina ende nuk ka dërguar materialin

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve në Fushë Kosovë po merret me numërimin e votave dërguara me postë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Sipas informatave nga përgjegjës brenda QNR-së, materialet për numërim janë pranuar nga të gjitha komunat përveç Prishtinës, e cila pritet të dorëzojë materialet sot pasdite.

Komunat në të cilat ka përfunduar numërimi i votave me postë janë Dragashi, Gjilani, Hani i Elezit, Fushë-Kosova, Obiliqi, Klina, Deçani, Mamusha, Rahoveci dhe Kllokoti.

Sipas burimeve të KosovaPress-it në QNR, prioritet iu është dhënë komunave në të cilat është pritur të shkojnë në balotazh më 9 nëntor.

Disa nga komunat të cilat janë në numërim e sipër votat me postë janë Peja, Prizreni, Vushtrria, Zveçani, Zubin Potoku dhe Graçanica.

Procesi i numërimit të votave me postë pritet të përfundoj gjatë mëngjesit të nesërm teksa në QNR tregojnë se deri më tani procesi ka shkuar pa asnjë problem dhe se numri i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë i vogël.

Numërimi i votave me postë, ja kush prin në rezultatet e para sipas të dhënave nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se kanë përfunduar aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Komunat e fundit në të cilat përfundoi procesi i numërimit dhe verifikimit të rezultateve në orët e vona të së shtunës ishin Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Malisheva.

Aktualisht po vazhdon numërimi dhe verifikimi i votave nga jashtë dhe sipas të dhënave të KQZ-së deri në orën 10:00 të së dielës ishin numëruar 54 kuti me fletëvotime për kryetarët e komunave dhe 45 të tjera për kuvendet komunale.

Sipas të dhënave nga KQZ, dy komunat me numrin me të madh të pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës janë Gjakova (2,280), Suhareka (2,254) dhe Dragashi (2,147).

Rezultatet e votave me postë në 19 komuna janë si vijon (vlen të theksohet se në disa prej tyre nuk janë procesuar të gjitha rezultatet):

Deçan nga 1,572 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Bashkim Ramosaj (AAK) ka marrë 579 vota, Jeton Mushkolaj (LDK) 452 vota dhe Natyra Kuçi (PSD) 131 vota.

Gjilan nga 1,357 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Alban Hyseni (LVV) ka marrë 687 vota, Arbër Ismajli (LDK) ka marrë 482 vota dhe Riad Rashiti (PDK) ka marrë 122 vota.

Dragash nga 2,147 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Bexhet Xheladini (LDK) ka marrë 1,181 vota, Shaban Shabani (PDK) ka marrë 537 vota dhe Filiz Mustafa (LVV) ka marrë 350 vota.

Kaçanik nga 742 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Jeton Raka (LVV) ka marrë 373 vota, Sabedin Vishi (PDK) ka marrë 234 vota dhe Heset Malsiu (Vizioni për Zhvillimin e Kaçanikut) 90 vota.

Klinë nga 1,471 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Zenun Elezaj (AAK) ka marrë 709 vota, Sokol Bashota (PDK) ka marrë 394 vota dhe Arben Limanaj (LDK) ka marrë 181 vota.

Fushë Kosovë nga 311 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Valon Prebreza (LVV) ka marrë 92 vota, Besnik Osmani (LDK) ka marrë 74 vota dhe Rrahim Tërnava (PDK) ka marrë 21 vota.

Kamenicë nga 998 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Kadri Rahmiaj (LVV) ka marrë 575 vota, Qëndron Kastrati (PSD) ka marrë 184 vota dhe Faton Jakupi (AAK) ka marrë 67 vota.

Mitrovicë e Jugut nga 702 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Faton Peci (LVV) ka marrë 392 vota, Arian Tahiri (PDK) ka marrë 236 vota dhe Gëzim Plakolli (LDK) ka marrë 71 vota.

Obiliq nga 143 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Halil Thaçi (LVV) ka marrë 71 vota, Xhafer Gashi (LDK) ka marrë 19 vota dhe Ali Krasniqi (AAK) ka marrë 1 votë.

Rahovec nga 1,246 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Burim Krasniqi (LDK) ka marrë 352 vota, Smajl Latifi (AAK) ka marrë 301 vota dhe Ali Dula (LVV) ka marrë 250 vota.

Shtime nga 736 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Qemajl Aliu (LVV) ka marrë 379 vota, Përparim Ramusa (PDK) ka marrë 258 vota dhe Kastriot Shabani (LDK) ka marrë 97 vota,

Vushtrri nga 615 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Sylejman Meholli (LVV) ka marrë 75 vota, Xhafer Tahiri (LDK) ka marrë 73 vota dhe Ferit Idrizi (PDK) ka marrë 58 vota

Zubin Potok nga 21 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Izmir Zeqiri (PDK) ka marrë 12 vota, Vedat Mehmeti (LVV) ka marrë 9 dhe të tjerët kandidatë 0.

Zveçan nga 2 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Ilir Peci (PDK) ka marrë 2 vota dhe të tjerët kandidatë 0

Junik nga 1,126 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Ruzhdi Shehu (LDK) ka marë 577 vota, Agron Kuçi (AAK) ka marrë 400 vota dhe Jetmir Tofaj (LVV) ka marrë 142 vota.

Mamushë nga 252 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Fikret Morina (Mamuşa Halk Hareketi) ka marrë 149 vota, Abdulhadi Krasniq (KDTP) 99 vota dhe Agron Mazreku (LVV) 1 votë.

Hani i Elezit nga 276 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Mehmet Ballazhi (PDK) ka marrë 154 vota dhe Rufki Suma 121 vota.

Graçanicë nga 9 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Leutrim Ajeti (Alenaca Shqiptare) 10 vota dhe të tjerët kandidatë 0.

Mitrovicë e Veriut nga 11 zarfe me fletëvotime deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, Erden Atiq (LVV) 10 vota dhe Betim Osmani (Iniciativa Qytetare Mitrovica) 1 votë.

Ndërkaq në këto komuna në faqen e KQZ-së, nuk janë procesuar ende të dhëna nga votat me postë: Gjakovë , Gllogoc , Istog Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skënderaj, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Malishevë, Ranillug dhe Kllokot.

Kujtotjmë se procesi i votimit jashtë Kosovës, u realizuar përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025, dhe pakot me fletëvotime janë tërhequr më 13 dhe 14 tetor nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

Sipas të dhënave nga shërbimi votues, nga këto 23 kuti postare, janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, i cili ka për qëllim të vërtetojë se pako është dërguar nga votuesi i regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës.

Numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29,636, ndërkaq janë refuzuar 3,977.

Arsyet pse janë refuzuar këto pako janë të ndryshme dhe mund të kategorizohen si në vijim:

-3,660 raste – mungon dëftesa e regjistrimit;

-1 rast – mungon dëftesa e regjistrimit dhe më shumë se 1 person/fletëvotim brenda zarfit;

-4 raste – mungon dëftesa e regjistrimit dhe ka munguar pulla/vula postare;

-122 raste – brenda zarfit më shumë se 1 person/fletëvotim;

-69 raste – nuk është dërguar zarfi dhe fletëvotimi i dërguar nga KQZ;

-1 rast – votuesi ka dërguar pakon nga shteti i ndryshëm nga ai i regjistrimit;-

-98 raste – mungon në zarf pulla/vula postare;

-19 raste – brenda zarfit ka qenë vetëm dëftesa e regjistrimit, pa fletëvotim.

Rezultatet nga vendvotimet verifikohen, vazhdon numërimi i votave me postë - mbi 50 kuti të numëruara deri tash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të shtunën ka përmbyllur aktivitetet në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), ndërkohë që në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit.

Kështu ka bërë të ditur për telegrafin zëdhësnësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Të shtunën, gjashtë ditë pas ditës së zgjedhjeve, janë përmbyllur aktivitetet në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), ndërkaq në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar dita e tretë e numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës”, tha Elezi.

Ai ka bërë të ditur se bazuar në të dhënat e deritashme, janë verifikuar rezultatet për 2,571 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe Kuvendet Komunale, përfshirë edhe votat për kandidatët.

“Duke u mbështetur në informacionet nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri rreth orës 24:00 të ditës së shtunë, janë verifikuar rezultatet për 2,571 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 2,571 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 2,571, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Pra, në këtë proces, në QKN, janë procesuar 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve”, ka sqaruar Elezi.

Sipas tij, aktivitetet në QKN janë përmbyllur në të gjitha 38 komunat e Kosovës, në një proces që ka zgjatur disa ditë pas datës së zgjedhjeve.

“Aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit, të cilat filluan pas ditës së zgjedhjeve të 12 tetorit, janë përmbyllur në 38 komunat, sipas ditëve në vazhdim: Hani i Elezit (e hënë, 13 tetor), Junik, Mamushë, Zveçan, Ranillug, Partesh (e martë, 14 tetor), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë, 15 tetor), Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas, Vushtrri (e enjte, 16 tetor), Gjakovë, Graçanicë dhe Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Pejë, Kllokot, Leposaviq (e premte, 17 tetor), Gjilan, Malishevë, Prizren dhe Prishtinë (e shtunë, 18 tetor)”, u shpreh ai.

Ndërkohë, në QNR po vazhdon dita e tretë e numërimit të fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga votuesit jashtë Kosovës.

“Gjithashtu, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vijuar dita e tretë e numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale”, theksoi Elezi.

Ai bëri të ditur se deri të dielën në ora 10:00 janë numëruar 54 kuti me fletëvotime për zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe 45 kuti për kuvendet komunale.

“Deri të dielën në orën 10:00, janë numëruar 54 kuti në të cilat janë të vendosura pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 45 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale”, tha ai.

Fletëvotimet e votimit jashtë vendit janë pranuar përmes postës nga data 17 shtator deri më 11 tetor 2025 dhe janë tërhequr nga kutitë postare të KQZ-së më 13 dhe 14 tetor në gjithsej 23 pika postare.

“Këto fletëvotime i takojnë procesit të votimit jashtë Kosovës, i realizuar përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025, të cilat janë tërhequr më 13 dhe 14 tetor nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga këto 23 kuti postare, janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat i janë nënshtruar procesit të vlerësimit. Vlerësimi ka për qëllim të vërtetojë se pako është dërguar nga votuesi i regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës”, tha Elezi.

Sipas tij, nga të gjitha pakot e pranuara, 29,636 janë aprovuar dhe 3,977 janë refuzuar, ku arsyeja më e shpeshtë e refuzimit është mungesa e dëftesës së regjistrimit.

“Numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29,636, ndërkaq janë refuzuar 3,977. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3,660 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja”, përfundoi zëdhënësi i KQZ-së.

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen në komuna, në shumicën prej tyre konfirmohen balotazhet

Sot, për të dytën ditë me radhë ka vazhduar numërimi i votave të ardhura me postë nga jashtë Kosovës.

Sipas rezultateve të deritashme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat e mërgimtarëve kanë ndryshuar renditjen e kandidatëve në Mitrovicë.

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, i cili nisi pasditen e së premtes, nuk e ka ndryshuar fatin e komunës së Gjilanit, Dragashit apo Junikut.

Votat e diasporës kanë konfirmuar se Gjilani do të shkojë në balotazh.

Nga numërimi i 85% të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni është renditur i pari me 51.77%, por pa arritur të sigurojë mbi 57% të tyre, sa i duheshin për të fituar garën në rundin e parë.

Kurse në Mitrovicë, votat e diasporës e kanë ndërruar renditjen.

Sipas rezultateve preliminare nga Qendrat Komunale të Numërimit, Tahiri i PDK-së ishte i pari me 40 vota diferencë karshit Pecit.

Tahiri pati 15.393 vota, ndërsa Peci 15.353 vota.

Nga votat e diasporës, kandidati i LVV-së ka marrë 392 vota, ndërsa ai i PDK-së 236.

Në total, Peci tash ka 15.745 vota, kurse Tahiri 15.629 vota.

Me këtë rezultat Faton Peci kryeson me 116 vota.E nëse ka një komunë që rezultatet e diasporës zor se do të sjellin ndryshim, është ajo e Prishtinës.

”Aktualisht me votat dhe diferencën aktuale, pa i llogaritur votat me kusht, i duhet që kandidati i LDK – Përparim Rama të fitojë afërsisht 15% të votave të diasporës që matematikisht, ta sigurojë vendin e parë. Nëse nuk arrin ta sigurojë këtë numër dhe partitë e tjera fitojnë më shumë, ekziston mundësia që Hajrulla Çeku të jetë i pari ani pse praktikisht është e pamundur”, ka thënë për Tv Dukagjinin Eugen Cakolli – hulumtues i lartë në KDI.

Fitoren në Shtime e ka siguruar kandidati i VV-së, Qemajl Aliu ka marrë 51.63%, kurse kandidati i PDK-së, Përparim Ramusa 35.15% të votave.

Numërimi i votave nga diaspora ka përfunduar edhe në Junik me ç’rast 50.97% e tyre janë për Ruzhdi Shehun e LDK-së, me pasues Agron Kuçin, i cili mori 35.34%

Kurse në Dragash, Bexhet Xheladini LDK-së ka marrë mbi 55% të votave të diasporës, ndërsa kandidati i PDK-së Shaban Shabani 25.43%.

Votat e diasporës ia kanë siguruar edhe një mandat kryetarit aktual të Hanit të Elezit, që vjen nga radhët e PDK-së.

Nga dy kuti votimi, sa janë nga Hani Elezit, njëra është numëruar ku Mehmet Balazhi i PDK-së ka marrë 84 vota, derisa Rufki Suma vetëm 55. Ballazhi ka udhëhequr garën edhe nga rezultatet preliminare me 50.96% të votave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat