LIVE: Nis rinumërimi i votave në këto tri komuna – KQZ jep detajet e fundit

Aktuale

LIVE: Nis rinumërimi i votave në këto tri komuna – KQZ jep detajet e fundit

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 07:19 Përditësuar në ora: 21:21 më 16.10.2025
Kutitë e votimit në një qendër në Prishtinë

Përfundon numërimi për Lipjan, kandidatët që morën më së shumti vota

Në Qendrën Komunale të Numërimit ka përfunduar numërimi i votave të 88 vendvotimeve në Lipjan për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Kjo komunë nuk do të jetë në balotazh për kryetar, pasi në raundin e parë ka fituar Imri Ahmeti nga LDK-ja me 51.15 për qind ose 15.029 vota, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ)

Në garën për asamble LDK ka dalë fituese me 47.58 për qind ose 13.263 vota. PDK renditet e dyta me 31.21 për qind ose 8.702 vota. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 15.44 për qind ose 4.304 vota, PDAK 1.35 për qind ose 377 vota, AAK 1.27 për qind ose 355.

Kandidatët më të votuar janë Imri Ahmeti LDK me 13.263 vota, Rasim Hasani LDK 1.181, Shukri Buja PDK 8.702 dhe Alban Salihu VV 4.304 vota, raporton kp.

Fushë Kosova në balotazh – Ja kush kryeson listat e tri partive kryesore për Asamble

Ka përfunduar numërimi i votave për Asamblenë Komunale në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Fushë Kosovë, ndërsa gara për kryetar të komunës do të vazhdojë në balotazh, që do të mbahet ndërmjet dy kandidatëve me më shumë vota.

Në garën për kryetar komune, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, ka dalë i pari me 45.12% të votave apo 9,519 vota, ndërsa përballë tij në raundin e dytë do të jetë kandidati i LDK-së, Besnik Osmani, i cili ka marrë 36.62% të votave ose 7,725 vota.

Në vijim paraqesim 10 kandidatët më të votuar për Asamble nga tri partitë më të mëdha: Vetëvendosje, LDK dhe PDK.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Shpend Bardiqi – 6,719 vota

Festim Pllana – 535 vota

Durim Hajra – 527 vota

Daut Krasniqi – 453 vota

Kushtrim Mirena – 412 vota

Kosovar Ademi – 309 vota

Hajredin Mjeku – 287 vota

Vlonjat Hasani – 282 vota

Rrahim Sogojeva – 258 vota

Hasime Kostanica – 245 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Mirlinda Krasniqi – 5,755 vota

Afrim Dumani – 549 vota

Laureat Gojnovci – 495 vota

Jetmir Berisha – 306 vota

Burim Berisha – 289 vota

Ali Topalli – 289 vota

Etnik Berjani – 269 vota

Valon Sopjani – 250 vota

Erblin Grajçevci – 206 vota

Rineta Bërrbatovci – 195 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Rrahim Tërnava – 3,957 vota

Valon Murseli – 425 vota

Ermal Dumani – 297 vota

Aida Alimi – 290 vota

Dardane Sogojeva Shala – 241 vota

Migjen Kolshi – 240 vota

Dafina Krasniqi – 235 vota

Safete Çitaku – 190 vota

Avdyl Krasniqi – 173 vota

Mirsad Qyqalla – 168 vota.

Podujevë: Këta janë 10 kandidatët që po prijnë me vota për Asamblenë Komunale nga VV, LDK dhe PDK

Në Komunën e Podujevës, procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale është ende në vazhdim, ndërsa sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë procesuar 70 nga gjithsej 113 vendvotime, që përfaqësojnë 61.95% të tërësisë së votave.

Bazuar në këto rezultate preliminare, janë bërë publike edhe top 10 kandidatët më të votuar për Asamblenë Komunale nga tri subjektet kryesore politike në këtë komunë: Lëvizja Vetëvendosje, LDK dhe PDK.

Lëvizja Vetëvendosje: Shpejtim Bulliqi udhëheq me 9,536 vota, ndjekur nga Adelina Stublla me 732 vota, Avni Fetahu me 636 vota, Bahri Selimi me 514 vota, Lirie Hoti Rama me 484 vota, Florent Hasani me 406 vota, Artrit Mulliqi me 400 vota, Vigan Salihu me 324 vota, Fatri Zhitija me 318 vota dhe Valdet Kamerolli me 315 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Ekrem Hyseni udhëheq me 7,886 vota, ndjekur nga Enis Shabani me 496 vota, Alisa Jetullahu me 456 vota, Besim Latifi me 417 vota, Enis Dervisholli me 384 vota, Blerta Azemi Berisha me 339 vota, Valdet Restelica me 329 vota, Valon Demolli me 322 vota, Ermal Osmani me 281 vota dhe Gresa Qosa Maqastena me 277 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK): Isak Shabani udhëheq me 2,423 vota, ndjekur nga Isuf Osmani me 260 vota, Lulzim Pollomi me 250 vota, Afrim Avdiu me 188 vota, Burim Januzi me 153 vota, Avni Ajeti me 140 vota, Florim Statovci me 136 vota, Hilmi Hoxha me 131 vota, Mimoza Abdullahu me 117 vota dhe Arsim Beqiri me 114 vota.

Kush janë kandidatët për asamble që po prijnë me vota në Prishtinë

Tashmë janë numëruar 35 % e votave në garën për asamblenë komunale për Prishtinën.

Në bazë të rezultateve del se në Lidhjen Demokratike më i votuar pas Përparim Ramës është Bujar Gashi me Bujar Gashi me 467 Vota.

Në Lëvizjen Vetëvendosje pas Hajrulla Çeku rënditet Gëzim Sveçla me 474 Vota. Nga Partia Demokratike e Kosovës pas Uran Ismailit rënditet Agron Canolli me 353 Vota.

Në AAK, pas Bekë Berishës rënditet Kreshnik Smalaj me 259 vota. Në Lidhja e Prishtinës pas Fehmi Kupinës rënditet Betim Abdullahu me 221 vota.

Pasi që nuk janë numëruar të gjitha kutitë e votimit këto rezultate janë momentale dhe mund të ndryshojnë.

KQZ: Përmbyllet numërimi në 17 komuna, aprovohen mbi 28 mijë pako nga jashtë

Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 16:00 të ditës së sotme, e enjte, janë verifikuar rezultatet për 1,689 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,668 vendvotime.

Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 16:00 të ditës së sotme, e enjte, janë verifikuar rezultatet për 1,689 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,668 vendvotime.

KQZ njofton se nga po kaq vendvotime, 1,668, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.  Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,357.

“Deri më tani (e enjte, ora 16:00), aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 17 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), Viti, Rahovec, Suharekë dhe Dragash (e enjte)”, thuhet nhet në njoftim.

Tutje, KQZ bën të ditur se në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme:  verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave; verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale; dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ janë duke u prezantuar rezultatet nga QKN-të, vendvotim pas vendvotimi.

“Nga aktivitetet nga votimi jashtë Kosovës dhe fillimi i verifikimit të pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës: KQZ është duke vazhduar me vlerësimin e pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës, të cilat janë sjellur në Kosovë, deri më tani.  Deri të enjten, në orën 16:00, nga pjesa e pakove me fletëvotime që janë pranuar, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 32,000, prej të cilave janë aprovuar më shumë se 28,200, ndërkaq janë refuzuar rreth 2,700. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3,328 pako, është sepse mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja”, thuhet në njoftim.

KQZ më tej sqaron se në fund të këtij procesi të vlerësimit, do të publikojmë të dhënat për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Të martën është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimin jashtë Kosovës përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellë në Kosovë”, thuhet në fund të njoftimit.

Dyshohet se votuan persona që s’janë banorë të Junikut, Prokuroria nis punën

Në Komunën e Junikut është pretenduar se gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale 2025, kanë votuar disa persona që nuk janë banorë të kësaj komune.

Lidhur me këto pretendime, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar  se institucioni ka nisur veprimet e para hetimore.

“Me të pranuar informatat lidhur me pretendimet se kanë votuar persona që nuk janë banorë të Komunës së Junikut, kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, znj. Lumturije Vuçetaj, ka përpiluar shënim zyrtar dhe ka autorizuar prokurorin nga Departamenti i Krimeve të Rënda për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme”, deklaroi Nikçi.

Pretendimet për dallavere me vota në Junik i ngriti deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, duke kërkuar nga prokuroria të hetojë procesin zgjedhor në këtë komunë.

Ai ka bërë me dije se atje votuan edhe qytetarë të komunave tjera.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj shkroi se shumë qytetarë në mënyrë shumë të organizuar janë regjistruar si votues të Junikut.

“Prokuroria ta hetojë procesin zgjedhor në Junik, në këtë komunë votuan edhe qytetarë të komunave tjera! Juniku, si një zonë zgjedhore, ka shumë qytetarë nga qytetet tjera të cilët në mënyrë shumë të organizuar janë regjistruar si votues të Junikut. Kjo përbën vepër penale dhe si e tillë duhet urgjentisht të hetohet. KQZ duhet ta publikojë listën zgjedhore të kësaj komune, pasi kjo është shumë e qartë si skemë e dominimit numerik kriminal”, shkroi Daut Haradinaj.

​Përfundon numërimi i votave në 13 komuna

Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 10:00 të ditës së sotme, e enjte, janë verifikuar rezultatet për 1,531 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,494 vendvotime.

Nga po kaq vendvotime, 1,494, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, transmeton KosovaPress.

Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,025.

Deri më tani (e enjte, ora 10:00), aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 13 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog dhe Skenderaj (e mërkurë).

Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave; verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale; dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale.

Numërohen të gjitha votat për Asamblistë në Istog, këta janë më të votuarit nëpër parti

Në komunën e Istogut ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor.

Sipas rezultateve preliminare, fitues i këtyre zgjedhjeve ka dalë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati.

Ferati ka siguruar edhe një mandat tjetër për të udhëhequr komunën, duke marrë 50.13 për qind të votave, respektivisht 8,847 vota.

Ndërsa në listën për Kuvendin Komunal të LDK-së, pas Feratit – i cili ka qenë bartës i listës – më së shumti vota kanë marrë: Naim Behlulaj me 962 vota, Abedin Kabashi me 813 vota, Agon Dreshaj me 584 vota, Zenel Shatri me 509 vota.

Pesë kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje më të vptuar janë: Astri Bujupaj me 1 mijë e 918 vota, Niman Beqiraj me 212 vota, Floriana Maxharraj me 177 vota, Ardian Hulmi me 156 vota dhe Gurakuq Kabashi me 153 vota.

Në listën e PDK-së si pesë më të votuarit nga partia e dytë kanë dalës bartësi i listës, Ali Nimanaj me 3 mijë e 862 vota, Astrit Hajrizaj me 410 vota, Kaltrina Arifaj me 353 vota, Arben Kabashi me 331 vota dhe Andi Xhuraj me 307 vota.

Numërohen të gjitha votat për Asamblistë në Istog, këta janë më të votuarit nëpër parti

Në komunën e Istogut ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor.

Sipas rezultateve preliminare, fitues i këtyre zgjedhjeve ka dalë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati.

Ferati ka siguruar edhe një mandat tjetër për të udhëhequr komunën, duke marrë 50.13 për qind të votave, respektivisht 8,847 vota.

Ndërsa në listën për Kuvendin Komunal të LDK-së, pas Feratit – i cili ka qenë bartës i listës – më së shumti vota kanë marrë: Naim Behlulaj me 962 vota, Abedin Kabashi me 813 vota, Agon Dreshaj me 584 vota, Zenel Shatri me 509 vota.

Pesë kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje më të vptuar janë: Astri Bujupaj me 1 mijë e 918 vota, Niman Beqiraj me 212 vota, Floriana Maxharraj me 177 vota, Ardian Hulmi me 156 vota dhe Gurakuq Kabashi me 153 vota.

Në listën e PDK-së si pesë më të votuarit nga partia e dytë kanë dalës bartësi i listës, Ali Nimanaj me 3 mijë e 862 vota, Astrit Hajrizaj me 410 vota, Kaltrina Arifaj me 353 vota, Arben Kabashi me 331 vota dhe Andi Xhuraj me 307 vota.

Numërohen rreth 40% e votave, këta janë kandidatët që po prijnë me vota në Mitrovicë

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë po vazhdon procesi i numërimit të votave për kryetar komune dhe asamble komunale.

Sipas përditësimit të KQZ-së, për kryetar komune janë numëruar 47 nga 105 kuti votimi, apo 44.76%. Në vend të parë renditet Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 49.97% të votave ose 7,343 vota. Pas tij është Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje! me 45.60% të votave apo 6,701 vota.

Sa i përket votave për Kuvendin Komunal, janë numëruar 42 qendra votimi nga 105, ose 40% e tyre.

Kandidatët më të votuar për Asamblenë Komunale

Partia Demokratike e Kosovës (PDK):

Arian Tahiri – 4,833 vota

Fisnik Suma – 327 vota

Shkëlqim Ibrahimi – 253 vota

Majlinda Kurti – 247 vota

Artan Berisha – 223 vota

Lëvizja Vetëvendosje (VV):

Armend Begu – 2,683 vota

Jeton Zeneli – 194 vota

Erseka Barani – 180 vota

Kushtrim Zeneli – 165 vota

Alban Fejzullahu – 152 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):

[1] Safet Kamberi – 1,591 vota

[3] Xhyljeta Imeri – 149 vota

[10] Muhamed Hoti – 127 vota

[2] Oltion Ahmeti – 125 vota

[25] Bujar Kutllovci – 122 vota

Procesi i numërimit vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të të gjitha kutive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat