LIVE: Nis rinumërimi i votave në këto tri komuna – KQZ jep detajet e fundit

Aktuale

LIVE: Nis rinumërimi i votave në këto tri komuna – KQZ jep detajet e fundit

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 07:19 Përditësuar në ora: 19:43 më 14.10.2025
Kutitë e votimit në një qendër në Prishtinë

Ambasadori britanik ndjek nga afër procesin e numërimit të votave

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot Qendrën e numërimit të votave në Obiliq.

Në këtë vizitë, Hargreaves u shoqërua nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

“Pata kënaqësinë të shihja procesin profesional dhe transparent të numërimit.

Përkushtimi i kaq shumë qytetarëve të përfshirë në proces luan një rol jetësor në sigurimin e besimit dhe integritetit në zgjedhje” u shpreh ambasadori Hargreaves.

Kujtojmë se më 12 tetor u mbajtën zgjedhjet lokale në nivel vendi, teksa pas rezultateve preliminare, numërimi i detajuar në Qendra Komunale filloi dje.

Votimi jashtë Kosovës: Përfundon tërheqja e pakove me fletëvotime nga kutitë postare në 22 shtete

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të martën është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimin jashtë Kosovës përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

Sipas të dhënave të evidentuara nga ky proces, janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.  

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale 2025 ishte 43,933 shtetas, ndërkaq periudha e votimit kishte filluar më 17 shtator dhe ka përfunduar më 11 tetor 2025. 

Image
Lista e votimeve jashtë Kosovës

Përfundon tërheqja e pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës, mbi 33 mijë pako mbërrijnë për numërim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të martën është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime për votimin jashtë Kosovës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Tërheqja është bërë nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë, si dhe nga kutitë postare të institucionit në 22 shtete të ndryshme.

Sipas të dhënave të evidentuara, janë tërhequr 33,841 pako me fletëvotime, të cilat pas mbërritjes në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Gjatë periudhës së regjistrimit, 43,933 shtetas ishin të regjistruar për të votuar jashtë vendit. Votimi përmes postës kishte filluar më 17 shtator dhe ka përfunduar më 11 tetor 2025.

Ky proces siguron që votat e diasporës të përfshihen në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale.

Nis numërimi i votave edhe në Prishtinë, Podujevë e Kllokot

Nga ora 16:00 ka nisur numërimi i votave edhe në tri Qendrat Komunale të Numërimit, në Prishtinë, Podujevë e Kllokot të cilat gjatë ditës së sotme patën probleme me internetin.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, derisa ka bërë të ditur se procesi i numërimit ka përfunduar në Qendrat Komunale të Numërimit në Junik, Zveçan e Mamushë, ndërsa të hënën në mbrëmje ky proces është përmbyllur edhe në Han të Elezit.

“Ju njoftoj se sipas informacioneve që kemi pranuar nga komuna të ndryshme, po vazhdon procesi i paraparë në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit. Në ora 16:00 ka përfunduar procesi në tri prej tyre, në Junik, Mamushë e Zveçan, ndërkaq në Han të Elezit është mbyllur të hënën e =në mbrëmje. Nga ora 16:00 ka filluar puna edhe në tri Qendrat Komunale të Numërimit, Prishtinë, Podujevë e Kllokot”, bëri të ditur Elezi në konferencë për media.

Tutje, ai tha se sipas informacioneve që kanë nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 16:00 të ditës së sotme, janë verifikuar rezultatet për 550 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 334 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 334, tregoi Elezi në konferencë para gazetarëve se janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.

Ka bërë të ditur se në platformën e KQZ-së kanë filluar të prezantohen rezultatet  nga QKN-të ku përfshihen rezultatet për Kryetarë të Komunave,  rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale, dhe votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Përfundon numërimi i votave për Asamble Komunale në 23 komuna - ja cilat parti dolën të parat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave për Asambletë Komunale në 23 komuna të Kosovës, për zgjedhjet e mbajtura më 12 tetor.

Sipas njoftimit të KQZ-së, komunat ku është përmbyllur ky proces janë: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Fushë Kosovë, Kamenicë, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Vushtrri, Zubin Potok, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot.

Në këto komuna është bërë edhe renditja preliminare e partive sipas numrit të votave të fituara për kuvendet komunale.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, partia që prin në secilën komunë sa i përket votave për asamble është si më poshtë:

Gjakovë – partia që renditet e para është AAK me bartës të listës Ardian Gjini me 32,30% apo 11,785 vota) e dyta është LVV me bartëse të listës Mimoza Shala me 18,73% apo 6,833 vota dhe e treat është PDK me bartës të listës Hajdar Beqa me 15,50% apo 5,654 vota.

Gjilan – partia që renditet e para është LVV me bartës të listës Alban Hyseni me 38,08% apo 15,065 vota, e dyta është LDK me bartës të listës Arbër Ismjali me 29,05% apo 11,904 vota dhe e treta është PDK me bartës të listës Riad Rashiti 14,50% apo 5,943 vota.

Dragash – partia që renditet e para është LDK me bartës të listës Bexhet Xheladini me 33,29% apo 3,952 vota, e dyta është PDK me bartës të listës Granit Rifaj me 28,49% apo 3,383 vota dhe e treta është LVV me bartës të listës Jetmir Ajdini me 15,59% apo 1,851 vota.

Fushë Kosovë – partia që renditet e para është LVV me bartës të listës Shpend Bardiqi me 33,97% apo 6,723 vota, e dyta është LDK me bartëse të listës Mirlinda Krasniqi me 29,11% apo 5,761 vota dhe e treta renditet PDK me bartës të listës Rrahim Tërnava me 20,01% apo 3,959 vota.

Kamenicë – partia që renditet e para është LVV me bartëse të listës Ardita Dërmaku me 38,85% apo 5,346 vota, e dyta është PSD me bartëse të listës Labinot Haxhiu me 19,52% apo 2,686 vota dhe e treta është AAK me bartës të listës Faton Jakupi me 15,74% apo 2,166 vota.

Lipjan – partia që renditet e para është LDK me bartës të listës Imri Ahmeti me 45,57% apo 13,261 vota, e dyta është PDK me bartës të listës Shukri Buja me 31,19% apo 8,696 vota dhe e treta është LVV me bartës të listës Alban Salihu me 15,45% me 4,308 vota.

Novobërdë – partia që renditet e para është Lista Serbe me bartëse të listës Ivana Ivanoviq me 62,17% apo 3,416 vota, e dyta është LDK me bartës të listës Bajrush Ymeri me 19,11% apo 1,050 vota dhe e treta është LVV me bartës të listës Abdyl Gashi me 8,74% apo 480 vota.

Obiliq – partia që renditet e para është LDK me bartës të listës Bajram Hashani me 43,13% apo 5,052 vota, e dyta është LVV me bartës të listës Halil Thaçi me 42,24% apo 4,947 vota dhe e treta Lista Serbe me bartës të listës Goran Dançetoviq me 9,54% apo 1,118 vota.

Pejë – partia që renditet e para është LDK me bartës të listës Gazmend Muhaxheri me 39,89% apo 15,415 vota, e dyta është AAK me bartës të listës Arbër Grabovci me 20,87% apo 8,065 vota, e treta renditet LVV me bartës të listës Berat Ganiqi me 20,64% apo 7,975 vota.

Podujevë – partia që renditet e para është LVV me bartës të listës Shpejtim Bulliqi me 43,22% apo 15,468 vota, e dyta është LDK me bartës të listës Ekrem Hyseni me 35,43% apo 12,681 vota dhe e treta është PDK me bartës të listës Isak Shabani me 10,74% apo 3,845 vota.

Shtime – partia që renditet e para është LVV me bartës të listës Adnan Ademi me 40,31% apo 5,115 vota, e dyta është PDK me bartës të listës Rrhaman Jakupi me 33,21% apo 4,214 vota dhe e treta renditet LDK me bartës të listës Haqif Arifi me 22,08% apo 2,802 vota.

Shtërpcë – partia që renditet e para është Lista Serbe me bartëse të listës Sasha Krstiçiq me 62,38% apo 3,868 vota, e dyta është PDK me bartës të listës Fikrih Hasani me 8,08% apo 501 vota dhe e treta është Za Slobodu Pravdu i Osptanak me bartës të listës Danijel Vasiljeviq me 7,48% apo 464 vota.

Suharekë – partia që renditet e para është AAK me bartës të listës Bexhet Kuçi me 34,94% apo 8,491 vota, e dyta është LDK me bartës të listës Ardian Shala me 29,90% apo 7,267 vota dhe e treta PDK me bartës të listës Dardan Berisha me 17,80% apo 4,325 vota.

Vushtrri – partia që renditet e para është PDK me bartës të listës Ferit Idrizi me 38,32% apo 10,710 vota, e dyta është LVV me bartës të listës Sylejman Meholli me 26,10% apo 7,295 vota, e treta LDK me bartës të listës Xhafer Tahiri me 21,36% apo 5,968 vota.

Zubin Potok – partia që renditet e para është Lista Serbe me bartës të listës Srgjan Vuloviq me 75,77% apo 2,918 vota, e dyta LVV me bartës të listës Vedat Mehmeti me 5,40% apo 208 vota dhe e treta Srpski Narodni Pokret me bartëse të listës Milija Bishevac 5,09% apo 196 vota.

Malishevë – partia që renditet e para është Nisma Socialdemokrate me bartës të listës Halil Morina me 45,54% apo 8,721 vota, e dyta është PDK me bartës të listës Mevludin Mazreku me 20,63% apo 3,951 vota dhe e treta LDK me bartës të listës Fatmir Ademaj me 14,32% apo 2,742 vota.

Junik – partia që renditet e para është LDK me bartës të listës Ruzhdi Shehu me 38,63% apo 921 vota, e dyta është AAK me bartës të listës Leonard Llolluni me 38,26% apo 912 vota dhe e treta është LVV me bartës të listës Jetmir Tofaj me 18,83% apo 449 vota.

Mamushë – partia që renditet e para është KDTP me bartës të listës Abdulhadi Krasniq me 52,52% apo 1,519 vota, e dyta është Mamusha Halk Hareketi me bartës të listës Fikret Morina me 32,33% apo 935 vota dhe e treta Kosova Adalet Turk Partisi me bartëse të listës Fatma Morina me 11,17% apo 323 vota.

Hani i Elezit – partia që renditet e para është PDK me bartës të listës Basri Dernjani me 38,31% apo 1,786 vota, e dyta është LVV me bartëse të listës Medina Imishti me 22,80% apo 1,063 vota dhe e treta është AAK me bartës të listës Menduh Vlashi me 19,71% apo 919 vota.

Graçanicë – partia që renditet e para është Lista Serbe me bartës të listës Novak Zhiviq me 64,04% apo 6,839 vota, e dyta është Aleanca Shqiptare me bartës të listës Leutrim Ajeti me 23,01% apo 2,458 vota dhe e treta Za Slobodu Pravdu i Osptanak me bartës të listës Igor Rashiq me 10,03% apo 1,071 vota.

Ranillug – partia që renditet e para është Lista Serbe me bartëse të listës Tanja Antiq me 81,52% apo 2,179 vota, e dyta është Za Slobodu Pravdu i Osptanak me bartës të listës Igor Mitiq me 11,78% apo 315 vota dhe e treta renditet Srpski Narodni Pokret me bartës të listës Ivan Petroviq me 5,80% apo 155 vota.

Partesh – partia që renditet e para është Lista Serbe me bartës të listës Dragan Pektoviq me 96,13% apo 1,887 vota dhe e dyta është Kosovski Savez me bartës të listës Sladjan Mladenoviq me 3,87% apo 76 vota.

Kllokot – partia që renditet e para është Lista Serbe me bartës të listës Bozhidar Dejanoviq me 40,90% apo 843 vota, e dyta është Srpska Narodna Sloga me bartës të listës Serçko Spasiq me 18,34% apo 378 vota dhe e terta renditet LDK me bartës të listës Blerim Fejza me 9,80% apo 202 vota.

Procesi i numërimit është duke u zhvilluar edhe në komunat e tjera nën mbikëqyrje të vëzhguesve të KQZ-së.

Këto rezultate janë preliminare dhe mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave eventuale dhe procesit të numërimit të votave të diasporës, me kusht dhe atyre të perosnave me nevoja të veçanta.

Përveç organizimit të votimit në 2,571 vendvotime të rregullta, KQZ ka mundësuar votimin me kusht në 54 vendvotime të tjera, votimin jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile për 3,467 votuesit me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës përmes postës për 43,933 shtetasit e Kosovës.

Numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta dhe i fletëvotimve nga votimi jashtë Kosovës, do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pasi të përfundon procesi në Qendra Komunale të Numërimit.

Sipas të dhënave preliminare të deritashme nga KQZ, në 54 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi, kemi 2,119 zarfe me fletëvotime. Nga votimi jashtë Kosovës, nga tërheqja e dërgesave postare që është bërë nga 22 kuti postare, nga gjithsej 23, numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33,258.

Zgjedhjet lokale u mbajtën të dielën e 12 tetorit ku të drejtën e votës e ushtruan 791 mijë e 123 qytetarë, që përbën 39.07% të votuesve nga 2 milionë e 25 mijë e 105 persona me të drejtë vote.

KQZ njofton se ka vonesa në numërim në tri komuna për shkak të rrjetit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në Qendrat Komunale të Numërimit të Prishtinës, Podujevës dhe Kllokotit, procesi i numërimit nuk ka nisur ende për shkak të problemeve me rrjetin e internetit.

Sipas njoftimit të KQZ-së ky problem po pengon transmetimin e pamjeve për vëzhguesit në ekranet televizive.

“Ekipet teknike të KQZ-së janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e shpejtë të problemit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim procesi i numërimit të votave është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prizren (me 6 grupe numërimi), Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.

“Në QKN e Hanit të Elezit, numërimi dhe verifikimi u përmbyll të hënën në mbrëmje. Deri tani nga 250 vendvotime, përkatësisht 500 kuti votimi nga të dyja llojet e zgjedhjeve, janë: verifikuar rezultatet për Kryetarë të Komunave, verifikuar rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale, numëruar votat për anëtarë të Kuvendeve Komunale. Platforma e rezultateve është duke funksionuar pa probleme”, thuhet në njoftim. 

​Numërohen mbi 94 për qind e votave për asamblist në Prishtinë, ky subjekt del i pari

Janë numëruar 94.78 % të vendvotimeve (ora 09:44) për asamblistë në Prishtinë, sipas procesimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Deri më tani LDK-ja renditet e para me 27 mijë e 102 vota ose 28.98 për qind.

Partia e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21 mijë e 116 vota ose 22.58 për qind.

E treta renditet Vetëvendosje me 20 mijë e 169 vota ose 21.56 për qind.

Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, deri më tani ka fituar 9 mijë e 322 vota ose 9.97 për qind.

Lidhja për Prishtinën, ka fituar 6 mijë e 894 vota ose 7.37 për qind.

Ndërsa PSD ka marrë 2 mijë e 469 vota ose 2.64 për qind për asamblist.

Në disa komuna ka përfunduar numërimi i votave për asamblist, si në Podujevë, Vushtrri dhe Gjilan.

Ndërsa, sa i përket votave për kryetar në Kryeqytet, Përparim Rama nga LDK ka fituar 33.75 për qind, kurse Hajrulla Çeku nga Vetëvendosje 33.05 për qind. Në Prishtinë do të ketë balotazh më 9 nëntor ndërmjet këtyre dy kandidatëve.

Këto janë komunat ku votat e diasporës mund ta ndryshojnë garën

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 33,258 zarfe të supozuara me fletëvotime.

Marrë parasysh që rezultati aktualisht është i ngushtë në Gjilan, me votat e diasporës, Lëvizja Vetëvendosje këtë komunë mund ta fitojë pa balotazh.

Sipas KQZ-së, për të votuar për zgjedhjet lokale në Gjilan, ishin regjistruar 2 mijë e 66 votues nga jashtë. Rezultati aktualisht në Gjilan është Alban Hyseni (LVV) 49,79% dhe Arbër Ismajli (LDK) 34,24%.

Në Han të Elezit, po ashtu mund të bëjnë ndryshimin votat e diasporës edhe pse fitoren e ka shpallur Mehmet Ballazhi i PDK-së.

Diferenca me kandidatin e pavarur Refki Sumën është vetëm 93 vota, derisa derisa të regjistruar për të votuar nga jashtë janë 395 qytetarë, që rritë gjasat për përmbysje të rezultatit.

Lidhja Demokratike e Kosovës në anën tjetër të dielën shpalli fitoren në Junik, duke llogaritur në votat e diasporës. Duke sugjeruar se kjo parti e ka të sigurt fitoren pa balotazh në Junik, ku të regjistruar si votues jashtë vendit janë 1344 qytetarë.

Bazuar në rezultatet preliminare Ruzhdi Shehu (LDK) ka 47,91% ndërsa, Agron Kuci (AAK) 40,68%.

​Nis procesi i numërimit të votave, Valmir Elezi jep detaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të dielën në mbrëmje në 2571 vendvotime të rregullta është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për kryetar të komunave dhe votave të subjekteve politike nga zgjedhjet për kuvende komunale.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka thënë në një konferencë për media se procesi i numërimit të votave tashmë ka nisur, raporton KosovaPress.

Elezi: Procesi i numërimit ka nisur në orën 12:00 në 3 komuna, në orën 16:00 edhe në 35 të tjera

“Pas përfundimit të procesit të numërimit dhe procedurave të tjera, materialet zgjedhore nga 948 qendra të votimit janë tërhequr dhe dërguar në 38 qendra komunale të numërimit. Sipas ligjit për zgjedhjet komunale, numërimi i votave të kandidatëve për kryetar dhe votave të subjekteve politike për kuvende komunale është bërë në vendvotime, pas përfundimit të votimit, të cilat evidentohen në formular, ndërsa sipas të njëjtit ligj votat e kandidatëve për anëtarë të kuvendeve komunale numërohen në QNR komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve. Ju njoftojmë se ky proces, në orën 12:00 ka filluar në tri komuna dhe në orën 16:00 në 35 të tjera”, tha Elezi.

Ai ka bërë të ditur se në 38 Qendra Komunale të Numërimit do të punohet në dy orare, ndërkaq KQZ ka emëruar më shumë se 520 ekipe të numërimit me mbi 2 mijë anëtarë dhe se numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve, do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve.

Sipas të dhënave preliminare të deritashme, Elezi ka thënë se në 54 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi, janë 2.119 zarfe me fletëvotime.

Ai tha se nga votimi jashtë Kosovës, nga tërheqja e dërgesave postare që është bërë nga 22 kuti postare, nga gjithsej 23, numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33.258.

Elezi: Nga votimi jashtë Kosovës, numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33.258

“Përveç organizimit të votimit në 2,571 vendvotime të rregullta, KQZ ka mundësuar votimin me kusht në 54 vendvotime të tjera, votimin jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile për 3.467 votuesit me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës përmes postës për 43.933 shtetasit e Kosovës. Numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta dhe i fletëvotimve nga votimi jashtë Kosovës, do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pasi të përfundon procesi në Qendra Komunale të Numërimit. Sipas të dhënave preliminare të deritashme, në 54 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi, kemi 2,119 zarfe me fletëvotime. Nga votimi jashtë Kosovës, nga tërheqja e dërgesave postare që është bërë nga 22 kuti postare, nga gjithsej 23, numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33,258. Së shpejti do të kemi edhe të dhënat nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është realizuar jashtë vendvotimeve. Numri i votuesve të regjistruar në këtë program votimi ka qenë 3,467”, ka thënë Elezi.

Ai tha se procesi zgjedhor është zhvilluar i qetë dhe pa probleme që do të cenonte integritetin e procesit zgjedhor.

Elezi: Do bëjmë përpjekje maksimale për të numëruar 33,258 mijë zarfet nga diaspora

Në konferencën që mbajti për media, Valmir Elezi nga KQZ-ja bëri të ditur se do të bëjnë përpjekjet maksimale që të fillojë sa më parë numërimi i votave të diasporës.

Elezi tha se lidhur me votat me kusht dhe ato nga diaspora, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se do të këtë raport të veçantë.

Nga votat me kusht pritet të numërohen 2,119 zarfe, derisa nga diaspora, numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33,258.

“Sipas të dhënave preliminare të deritashme, në 54 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi, kemi 2,119 zarfe me fletëvotime”.

“Nga votimi jashtë Kosovës, nga tërheqja e dërgesave postare që është bërë nga 22 kuti postare, nga gjithsej 23, numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33,258”.

“Së shpejti do të kemi edhe të dhënat nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është realizuar jashtë vendvotimeve. Numri i votuesve të regjistruar në këtë program votimi ka qenë 3,467”, tha Elezi.

Pas katër javësh mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve në komunat ku ka balotazh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat