LIVE: Nis rinumërimi i votave në këto tri komuna – KQZ jep detajet e fundit

Aktuale

LIVE: Nis rinumërimi i votave në këto tri komuna – KQZ jep detajet e fundit

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 07:19 Përditësuar në ora: 23:33 më 12.10.2025
Kutitë e votimit në një qendër në Prishtinë

LVV nuk arrin ta fitojë Gjilanin pa balotazh – ky është rezultati befasues

Nga: A.M.

Për një përqindje jashtëzakonisht të vogël, LVV nuk ka arritur të fitojë pa balotazh në komunën e Gjilanit.

Kandidati i LVV, Alban Hyseni ka marrë 21463 të votave apo më saktë 49,79 për qind, transmeton “Bota sot”.

I dyti është radhitur Arbër Ismajli i LDK-së me 14761 vota apo 34,24 për qind.

Ndërsa, Riad Rashiti i PDK-së, kishte 12,23 për qind të votave.

LDK dhe LVV shkojnë në balotazh në Obiliq – këto janë rezultatet përfundimtare

Nga: A.M.

Obiliqi është komuna e radhës që shkon në balotazh.

Nga votat e numëruar nga KQZ asnjëra parti nuk ka arritur të marrë 50 për qind të votave.

Xhafer Gashi nga LDK ka marrë 5809 vota ose 46,47 për qind, përcjell “Bota sot”.

Në përballjen me Gashin në balotazh do të jetë Halil Thaçi i LVV-së, pasi ka marrë 5505 vota ose 44,04 për qind.

Lladrovci afër fitores pa balotazh – ja diferenca

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave në komunën e Drenasit, ku për momentin janë numëruar 90,41 për qind e tyre.

Aktualisht, i pari është Ramiz Lladrovci me 11614, apo 52,12 për qind.

I dyti është Petrit Hajdari nga PDK me 8227 vota apo 37,15 për qind, përcjell “Bota sot”.

Ndërsa, e treta është Egzona Tërdevci nga LVV me 917 vota apo 4,12 për qind.

Edhe Juniku në balotazh, këto parti do përballen sërish

Nga: A.M.

Edhe një komunë tjetër shkon në balotazh, kësaj radhe është Juniku.

Votat e numëruara, tregojnë se LDK me AAK do përballen në Junik, përcjell “Bota sot”.

Ruzhdi Shehu i LDK-së, ka marrë 47,91 për qind të votave ose 1193 vota.

Kurse, kundërkandidati i tij nga AAK, Agron Kuçi ka marrë 40,68 për qind të votave ose 1013 vota.

LVV dhe LDK shkojnë në balotazh në Fushë Kosovë – ja rezultati përfundimtar

Nga: A.M.

Në Fushë Kosovë ka përfunduar numrimi i votave nga KQZ.

Në këtë komunë në balotazh do të përballen LVV dhe LDK

Nga rezultatet e numëruar, LVV është radhitur e para, me kandidatin e saj, Valon Prebreza me 45,14 për qind të votave, përcjell “Bota sot”.

Ndërsa, kandidati i LDK, Besnik Osmani është i dyti me 36,62 për qind të votave.

Përfundon numërimi i votave në Vushtrri, PDK e LVV përballen në balotazh

Edhe në Vushtrri ka përfunduar numrimi i votave.

Në këtë komunë në balotazh do të përballen PDK dhe LVV.

Nga rezultatet e numëruar, PDK është radhitur e para, me kandidatin e saj, Ferit Idrizin me 45,56 për qind të votave, përcjell “Bota sot”.

Ndërsa, kandidati i LVV, Sylejman Meholli është radhitur i dyti me 30,63 për qind.

Përfundon numrimi i votave në Dragash, këto janë rezultatet

Numërimi i votave në Dragash ka përfunduar.

Nga rezultatet e publikuara nga KQZ, kjo komunë shkon në balotazh.

I pari ka dal Bexhet Xheladini nga radhët e LDK-së me 5435 vota apo 43,98 për qind, transmeton “Bota sot”.

Kursi, i dyti është Shaban Shabani nga PDK, me 3507 vota apo 28,38 për qind.

Ndërsa, Filiz Mustafa e LVV-së e treta me 16,82 për qind apo 2079 të votave.

Rezultatet paraprake në Kaçanik

Sipas rezultateve të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në komunën e Kaçanikut po prin kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sabedin Vishi, me 43.66% të votave të numëruara deri më tani.

Në vendin e dytë renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Jeton Raka, i cili ka siguruar 34.13% të votave.

Procesi i numërimit të votave po vazhdon

Ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen nga KQZ pas përfundimit të të gjitha procedurave të verifikimit.

Numërimi i votave në Dragash drejt fundit, Xheladini i LDK-së në epërsi

Procesi i numërimit të votave për kryetar të Komunës së Dragashit po shkon drejt fundit. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 21:04 janë procesuar 44 nga gjithsej 57 vendvotime, që përbën 77,19% të totalit.

Rezultatet preliminare tregojnë se në krye të garës është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bexhet Xheladini, me 44,64% të votave, apo 3,624 vota të numëruara deri tani.

Në vendin e dytë ndodhet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaban Shabani, me 24,62% (1,999 vota), ndërsa pas tij renditet kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Filiz Mustafa, me 16,89% (1,371 vota).

Në vijim janë:

Usmen Baldži (Koalicija Vakat) – 7,33% (595 vota)

Nedžmidin Sejdilar – 6,52% (529 vota)

Numërimi i votave në Dragash pritet të përfundojë së shpejti, ndërsa KQZ do të publikojë rezultatet e plota pas përpunimit të të gjitha kutive të mbetura.

Kush po prin në komunat me shumicë serbe?

Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në shumicën e komunave me shumicë serbe po prin kandidatët e Listës Serbe – partia kryesore e serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Në Mitrovicë të Veriut, në bazë të 1.44 për qind të votave të numëruara, po prin Millan Radojeviq me 40.16 për qind të votave. Në vendin e dytë është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje me 33.86 për qind.

Në Kllokot, sipas 19.75 për qind të votave të numëruara, i pari është Bozhidar Dejanoviq i Listës Serbe me 56.17 për qind të votave, pasuar nga Sreçko Spasiq nga Uniteti Kombëtar Serb me 22.64 për qind.

Në Ranillug, në bazë të 8.65 për qind të votave të numëruara, prin Tanja Antiq nga Lista Serbe. I dyti është Ivan Petroviq nga Lëvizja Kombëtare Serbe me 16.51 për qind.

Në Graçanicë, Lista Serbe me kandidatin e saj Novak Zhiviq është i pari me 60.53 për qind të votave, bazuar në 13.38 për qind të votave të numëruara. I dyti është Leutrim Ajeti nga Aleanca Shqiptare me 28.23 për qind.

Në bazë të 13.75 për qind të votave të numëruara, në Zveçan i pari është Dragisha Milloviq nga Lista Serbe me 77.67 për qind të votave, pasuar nga Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje me 7.51 për qind të votave.

Në Zubin Potok, në bazë të 9.85 për qind të votave të numëruara, Millosh Peroviq është i pari me 83.41 për qind të votave. I dyti në këtë komunë është Stevan Vulloviq nga Lidhja e Kosovës me 4.38 për qind të votave të fituara.

Në Shtëprcë, në bazë të 4.12 për qind të votave të numëruara, Valmir Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës prin me 27.49 për qind. I dyti është Ivica Tanasijeviq i Listës Serbe me 27.49 për qind.

Në Novobërdë, sipas 23.89 për qind të votave të numëruara, Bajrush Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës prin me 41.09 për qind, pasuar nga Sasha Millosheviq i Listës Serbe me 30.13 për qind.

Në Leposaviq, në bazë të 11.84 për qind të votave të numëruara, Zoran Todiq nga Lista Serbe prin me 70.62 për qind të votave, pasuar nga Vlladimir Radosavlejviq i Demokracisë Serbe me 9.48 për qind.

Në Partesh sipas 8.51 për qind të votave, Dragan Petkoviq nga Lista Serbe prin me 89.08 për qind të votave, pasuar nga Sllaxhan Mlladenoviq nga Lidhja e Kosovës me 10.92 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat