Haradinaj apelon qytetarët: Vendosni dhe votoni

Aktuale

Haradinaj apelon qytetarët: Vendosni dhe votoni

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 09:05
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka votuar sot në Gllogjan, për zgjedhjet lokale. Ai tha se ka kryer obligimin e tij qytetar.

Haradinaj, në një postim në Facebook ka thënë se është ndjenjë e veçantë të votojë në vendlindje, aty ku ka votua edhe babai i tij.

“Sot e kreva obligimin tim qytetar, bashkë me nanën Ruke, Suzanën, Antigonën dhe pjesë të familjes në Gllogjan. Anita e Gjini votojnë në Prishtinë.

Është ndjenjë e veçantë me votu në vendlindje, aty ku ka votu edhe babai im.Kuvendet Komunale dhe kryetarët kanë shumë rëndësi. Vendosni dhe votoni”, ka shkruar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat