Edhe një komunë tjetër shkon në balotazh, kësaj radhe është Juniku.
Votat e numëruara, tregojnë se LDK me AAK do përballen në Junik, përcjell “Bota sot”.
Ruzhdi Shehu i LDK-së, ka marrë 47,91 për qind të votave ose 1193 vota.
Kurse, kundërkandidati i tij nga AAK, Agron Kuçi ka marrë 40,68 për qind të votave ose 1013 vota.