Drenasi nuk shkon në balotazh.
Ramiz Lladrovci ka fituar bindshëm në garë për kryetar, ku mori 52,31 për qind të votave.
Kurse, kundërkandidati i tij nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari mori vetëm 37,31 për qind të votave, përcjell “Bota sot”.
Kjo është një goditje për PDK-në, pasi Drenasi njihej si një bastion i kësaj partie.
Megjithatë, kjo ndryshoi pasi kryesia e kësaj partie larguan Lladrovcin nga gara komunale.