Lladrovci fitoi pa balotazh, vjen reagimi i parë nga kandidati i PDK-së në Drenas – ja mesazhi i tij

Aktuale

Lladrovci fitoi pa balotazh, vjen reagimi i parë nga kandidati i PDK-së në Drenas – ja mesazhi i tij

Nga: A.M Më: 13 tetor 2025 Në ora: 16:37
Petrit Hajdar

Kandidati i PDK-së për komunën e Drenasit, Petrit Hajdari ka reaguar pas humbjes në garën zgjedhore përballë Ramiz Lladrovcit.

Lladrovci arriti ta mposhtë PDK-në në Drenas, duke arritur një fitore të madhe, pa balotazh e që ishte një humbje e madhe për partinë e Hajdarit.

Hajdari në reagimin e tij në Facebook, u shpreh se “Drenasin e dua edhe kur nuk fitoj”.

Krahas kësaj, ai e uroi Lladrovcin për fitore, derisa tha se gara ishte demokratike dhe se e respekton verdiktin e qytetarëve, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

DRENASIN E DUA EDHE KUR NUK FITOJ

Të dashur qytetarë të Drenasit,

Ju falemnderit nga zemra të gjithëve për garën e jashtëzakonshme e demokratike që zhvilluam bashkërisht dje. Përgjatë kësaj fushate, kam bërë të gjitha përpjekjet njerëzore për t'i sjellë Drenasit një qeverisje të mirë në të cilën kam besuar fort.

Ju falenderoj shumë të gjithë juve që më keni votuar e keni besuar tek unë, ekipi dhe vizioni ynë.

Por, gara e demokracia është kjo dhe unë e respektoj verdiktin tuaj.

Kundërkandidatin tim, Ramiz Lladrovcin, e uroj për fitoren dhe shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese.

Ju falemnderit edhe njëherë nga zemra të gjithëve.

Petrit E. Hajdari

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat