Krerë shtetërorë në pritjen e ambasadës për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë

Aktuale

Krerë shtetërorë në pritjen e ambasadës për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 22:08
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ambasadori gjerman në Prishtinë, Ranier Rudolph, presidentja e shtetit, Vjosa Osmani me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë, me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Kryediplomatja në detyrë e Kosovës, ka publikuar fotografi nga kjo ngjarje, derisa ka thënë se 35 vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë e shënuan në një atmosferë festive. Aty përveç ambasadorit gjerman shihen edhe presidentja e shtetit, Vjosa Osmani e kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë, me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, në një atmosferë festive, së bashku shënuam 35-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat