Protesta në Tiranë, lajmërohet Richard Grenell

Aktuale

Protesta në Tiranë, lajmërohet Richard Grenell

Më: 17 tetor 2025 Në ora: 19:58
Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë, Richard Grenell

Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë, Richard Grenell ka reaguar sërish mbi protestën në mbështetje të ish-krerëve ë UÇK-së sot në Tiranë.

“Haga është Jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith”, ka shkruar Grenell në rrjetin X, duke iu referuar ish-prokurorit Special që kishte ngritur padinë ndaj Thaçit.

Jack Smith ka dhënë dorëheqjen nga Prokuroria Speciale në nëntor 2022.

Sot në Tiranë u mbajt protestë gjithëkombëtare kundër padrejtësisë që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Grenell sivjet bëri thirrje për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund.

Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë kryer krime lufte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat