LDK e para në Junik edhe me votat e diasporës

Aktuale

LDK e para në Junik edhe me votat e diasporës

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 15:30
Ruzhdi Shehu

Janë numëruar 100 për qind e votave me postë në komunën e Junikut.

Ruzhdi Shehu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, prin me 50.97% të votave të grumbulluara, derisa i dyti radhitet Agron Kuçi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me 35.34%.

Radhitja e njëjtë qëndron edhe në rezultatet preliminare të KQZ-së për zgjedhjet lokale.

Në Junik më së shumti vota ka marrë Shehu, gjithsej 47.91%, e pas tij Kuçi me 40.68%.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat