​Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA

Aktuale

​Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 16:03
Kreshnik Dreshaj

Kapiten Kreshnik Dreshaj ka diplomuar në Kursin e Karrierës së Kapitenëve në Inxhinieri Ushtarake në Fort Leonard Wood të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton KosovaPress.

Trajnimi kishte për fokus përgatitjen e liderëve të rinj për planifikim, udhëheqje e drejtim të operacioneve të inxhinierisë ushtarake.

FSK po ngrit kapacitetet profesionale me ndihmën e partnerëve dhe me standardet më të larta të vendeve të NATO-s.

Ajo mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Kosovës. Është forcë ushtarake multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me kompetencat e dhëna kushtetuese dhe ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat