Rasti Banjska, dalin para gjykatës tre të akuzuarit

Aktuale

Rasti Banjska, dalin para gjykatës tre të akuzuarit

Më: 20 tetor 2025 Në ora: 10:41
Rasti Banjska, dalin para gjykatës tre të akuzuarit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë këtë të hënë ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor në rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Të pandehurit ngarkohen për veprat penale kryerja e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe shpëlarja e parave.

42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radoiçiq, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat