Dëshmitari anonim A2 në rastin Banjska dëshmon pa praninë e mediave

Aktuale

Dëshmitari anonim A2 në rastin Banjska dëshmon pa praninë e mediave

Më: 20 tetor 2025 Në ora: 10:42
Dëshmitari anonim A2 në rastin Banjska dëshmon pa praninë e mediave

Me kërkesë të prokurorisë dëgjimi i dëshmitarit anonim A2 në rastin “Banjska” po vazhdon të dëgjohet pa praninë e mediave.

Prokurori i rasti, Naim Abazi ka kërkuar që seanca e sotme në rastin për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit të vazhdoi e mbyllur për publikun.

Sipas tij nëse kjo seancë mbahet e hapur rrezikohet edhe i akuzuari dhe procesi gjyësor.

Ai tha se dëshmitari i sotëm ka statusin anonim.

Kundër kësaj kërkese ishte avokati, Blagoje Spasojeviq, Lubomir Pantoviq.

Sipas tij Prokuroria nuk ka dhënë arsyet konkrete për të kërkuar mbyllje të seancës.

Më pas kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti aprovoi kërkesen e prokurorisë.

“Aprovohet propozimi i pokurorisë që seanca të kaloj në seancë të mbyllur gjatë dëgjimit të dëhsmitarit A2 me qëllim të mbrojtjes së dëshmitarëve”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat