Peja e ka në balotazh Muhaxherin dhe Kelmendin

Aktuale

Peja e ka në balotazh Muhaxherin dhe Kelmendin

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 19:32
Muhaxheri dhe Kelmendi

Peja do të shkojë në balotazh pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Në garë për raundin e dytë janë Gazmend Muhaxheri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Taulant Kelmendi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Muhaxheri shkon në balotazh pasi mori 46,25% apo 19,786 vota, ndërsa Kelmendi ka 11,883 vota apo 27,78%.

Kjo u konfirmua sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen ku u shpallën rezultatet përfundimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat