Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, njëherësh ministër në detyrë i Financave, i ka akuzuar deputetët e partive tjera se e kanë vendosur përpara inatin dhe kanë vendosur të barrikadohen sesa të shohin interesin shtetëror.
Ai ka thënë se partia të cilës i takon nuk është vonuar asnjë ditë dhe që prej certifikimit të rezultateve i ka kryer të gjitha detyrat brenda afateve kushtetuese.
“Të gjitha zvarritjet, të gjitha vonesat, siç është parë edhe sot kanë qenë në mënyrë që të bllokohet qoftë formimi i Kuvendit, qoftë formimi i Qeverisë nga fituesi i zgjedhjeve.
Dhe të krijohet një ambient kur të gjitha partitë opozitare barrikadohen dhe ankohen pse nuk ka marrëveshje politike, por kur atyre u ofrohet e njëjta, ato refuzojnë”.