Presidentja Osmani fton në takim krerët e partive parlamentare

Aktuale

Presidentja Osmani fton në takim krerët e partive parlamentare

Më: 30 tetor 2025 Në ora: 11:05
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me kreret e partive politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu ka dërguar ftesë për takim krerëve të partive parlamentare.

Ky takim vjen pasi qeveria e propozuar nga Albin Kurti nuk mori votat e nevojshme për kabinetin e ri qeveritar.

Burime të medias bëjnë me dije se takimi do të mbahet nesër në ora 12:00.

PDK dhe LDK kanë deklaruar se nuk do të kërkojnë mandatin për formimin e qeverisë dhe se duhet hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat