Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se heqja e masave ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian është vonuar shumë.
Ai kështu është shprehur në takimin që ka zhvilluar me Bruno Fuchs, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Franceze, në margjinat e Forumit të Paqes në Paris.
Kurti në një postim në X ka thënë në këtë takim diskua për hapat konkret që ofrojnë Kosovën në BE.
“Theksova se heqja e masave të BE-së kundër Kosovës është vonuar shumë dhe se ka ardhur koha që Kosova të marrë pyetësorin e anëtarësimit dhe të përparojë në statusin e kandidatit. Gjithashtu diskutuam mënyra të prekshme për të forcuar tashmë të fortën. Diskutimi u përqendrua në hapat konkretë për të çuar përpara Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian, si në BE ashtu edhe në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Kurti.
A pleasure to meet with @bruno_fuchs, Chair of the Foreign Affairs Committee of the French National Assembly, on the sidelines of @ParisPeaceForum. Our discussion centered on concrete steps to advance Kosova on its path to European integration, both in the EU and the Council of… pic.twitter.com/aurAYau7o5
— Albin Kurti (@albinkurti) October 30, 2025