Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalur me udhëzime se si duhet votuar me postë, për garën e balotazhit për kryetar komunash.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet më 9 nëntor, teksa KQZ-ja bën me dije se zarfi duhet të dërgohet deri më 8 nëntor.
Përmes fotografive, KQZ-ja sqaron procesin e votimit. Zarfi i pranuar nga KQZ-ja është i mbyllur, teksa në të gjendet fletëvotimi, zarfi i fshehtësisë në ngjyrë të bardhë, zarfi kthyes me ngjyrë kafe dhe shiriti mbyllës.
Më poshtë detaje:
Si të votoni me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave – 9 nëntor 2025
Shikoni udhëzimet dhe mësoni si ta plotësoni dhe ta dërgoni fletëvotimin tuaj me postë.
Zarfi duhet të dërgohet deri më 8 nëntor 2025.
#Zgjedhjet2025 #KQZ #VotoNgaJashtë