​Sot datëlindja e heroit Zahir Pajaziti

Aktuale

​Sot datëlindja e heroit Zahir Pajaziti

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 08:02
Foto ilustrim

1 nëntori shënon datëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit.

Ai u lind më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra heroikisht më 31 janar 1997, në Pestovë të Vushtrrisë.

Bashkë me Zahir Pajazitin, ranë heroikisht edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, ish-presidenti Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore - Urdhrin Hero i Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat