Opinionisti Petrit Dibrani, kritikon ashpër “balotazhin e pazareve” dhe e cilëson atë si simbolin e dështimit të politikës shqiptare për të shërbyer qytetarët.
Ai flet për një “mafia të interesit për paranë publike”, ku dështakët, injorantët dhe mashtruesit bashkohen për të mbrojtur pushtetin dhe përfitimet personale, duke injoruar plotësisht interesin shtetëror, përcjell “Bota sot”.
Sipas tij, përmes këtij “balotazhi të pazareve”, shteti bllokohet, qytetarët ofendohen, ndërsa vendi përballet me ikjen masive të njerëzve dhe degradimin e mirëqenies kombëtare.
Shkrimi i plotë
“Mafia e interesit për paranë publike”!
Fyerja e qytetarëve me “balotazhin e pazareve”!
Dështakët injorant dhe mashtrues ordiner, bashkohen për interes të pushtetit dhe kurrë, asnjëherë për interesin shtetëror dhe mirëqenien e qytetarëve.
E bllokojnë shtetin duke ofenduar e akuzuar njëri tjetrin deri në bashkëpunëtor t’Serbisë e Rusisë, dhe përfundojnë në bashkëpunim për interesat e ngushta personale e grupore, për pushtetin dhe paranë publike!
Të mjerët dështak, interesagji dhe mashtrues të përhershëm, me gënjeshtrat e radhës, po mallkohen në përditshmëri, ngase vendi po zbrazet nga ikja e qytetarëve çdo ditë!