Nominimi i Konjufcës, reagon Hoti

Aktuale

Nominimi i Konjufcës, reagon Hoti

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 14:09
Avdullah Hoti

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka quajtur veçse “manovër politike” nominimin e Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Hoti tha se që nga seanca e parë konstitutive ka qenë e qartë se Vetëvendosja nuk ka shumicë të thjesht për të qeverisur me vendit.

“Mjaft me manovra politike.

Nga data 15 prill ka qenë e qartë se nuk ka shumicë për të bërë institucionet e reja”, tha Hoti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat