Kurti dërgon emrin e Konjufcës te presidentja

Aktuale

Kurti dërgon emrin e Konjufcës te presidentja

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 19:14
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për medie

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk ka obligim të sigurojë 61 nënshkrime për t’ia dorëzuar presidentes Vjosa Osmani për zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Sot dërguam tek zonja presidente emrin e Glauk Konjufcës, nënkryetarit të parë të subjektit ku unë jam kryetar, që të bëjmë edhe një tentim për zgjedhje të Qeverisë që të mos ketë dy palë zgjedhje për pak muaj,” tha Kurti.

Ai shtoi se, për shkak se Qeveria aktuale nuk mund të votojë buxhet, Qeveria e re do të ketë mundësi të votojë buxhetin e vitit 2026.

“Nëse duhen 61 nënshkrime, nuk do të kishte kuptim afati 15 ditor për zgjedhjen e Qeverisë. Sa vota janë saktësisht, mund të merret vesh vetëm në seancën plenare,” shtoi Kurti.

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur një konferencë për media në ora 19:00, pas takimeve me kryetarët e PDK-së dhe LDK-së, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku.

Ndërkohë, PDK, LDK, AAK dhe NISMA Socialdemokrate kanë kundërshtuar publikisht propozimin e LVV-së për Konjufcën si mandatar për kryeministër.

Vetëvendosje, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm më 4 nëntor 2025, ka mandatua Glauk Konjufcën për kryeministër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat