Kosova pjesë e Partneriteteve të Kontributeve të Përcaktuara Kombëtare

Aktuale

Kosova pjesë e Partneriteteve të Kontributeve të Përcaktuara Kombëtare

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 17:27
Zëvendëskryeministri i Parë në detyrë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.

Zëvendëskryeministri i Parë në detyrë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.

Përmes një njoftimi për medie zyra për informim e Kryeministrisë bënë me dije se Bislimi dhe Queiros diskutuan për përfshirjen e Kosovës në Partneritetin e Kontributeve të Përcaktuara Kombëtare (NDC).

Kreu i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Nuno Queiros, përgëzoi zëvendëskryeministrin dhe qeverinë për suksesin e tyre në adresimin e ndryshimeve klimatike dhe ndjekjen e përmbushjes së Agjendës së Gjelbër.

“Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për zotin Queiros, agjencitë partnere në OKB dhe shtetet mike dhe aleate, që mbështetën vendin tonë në përfshirjen e tij në këtë kuadër”, thuhet në njoftim.

Kontributet e përcaktuara në nivel kombëtar, ose NDC, janë plane kombëtare të veprimit për klimën nga çdo vend pjesëmarrës sipas Marrëveshjes së Parisit. Kosova do të raportojë arritjet e saj vjetore duke u bërë pjesë e prioriteteve të përbashkëta globale për mbrojtjen e klimës dhe mjedisit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat