Çeku godet kundërshtarët: Bashkë në tenderë e poste, jo për të mirën e qytetarëve

Aktuale

Çeku godet kundërshtarët: Bashkë në tenderë e poste, jo për të mirën e qytetarëve

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 20:58 Përditësuar në ora: 22:56 më 08.11.2025
Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Hajrulla Çeku gjatë tubimit

Çeku: Partitë e vjetra u bashkuan sërish për interesa të tyre, jo për Prishtinën

Në përmbyllje të fushatës për balotazhin e së dielës, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, u është drejtuar qytetarëve me një mesazh kritik ndaj kundërshtarëve politikë.

Ai tha se të gjitha partitë e tjera janë rreshtuar në mbështetje të Përparim Ramës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por sipas tij, jo për të mirën e kryeqytetit.

“Janë sërish bashkë jo për Prishtinën, por për veten e tyre. Ata nuk ndahen kurrë për interesa. Janë bashkë në prapaskenë, në tenderë, në poste e tash bashkë kundër ndryshimit, por s’do të lejojmë”, deklaroi Çeku, duke shtuar se qytetarët e Prishtinës e meritojnë një udhëheqje që punon për ta, jo për interesa të ngushta partiake.

Në tubimin përmbyllës foli edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili kritikoi qeverisjen aktuale të Prishtinës nën udhëheqjen e Përparim Ramës, duke thënë se katër vitet e fundit janë humbur në premtime të parealizuara dhe menaxhim të dobët.

Balotazhi i kryeqytetit/ Hajrulla Çeku mobilizon qytetarët në tubimin e VV-së

Nesër do të mbahet balotazhi në Prishtinë. Levizja Vetëvendosje (VV) do të garojë me kandidatin e saj, Hajrulla Çeku, i cili shpreson të fitojë mbështetjen e qytetarëve dhe të dalë fitues në këtë rund të rëndësishëm zgjedhor.

Përgatitjet e VV-së për balotazh janë intensive.

Kundërkandidati i Çekut është Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Zgjedhjet e nesërme janë të rëndësishme për të dy partitë, pasi rezultati do të ndikojë në drejtimin politik të kryeqytetit për mandatin e ardhshëm.

Qytetarët e Prishtinës pritet të dalin në numër të madh për të ushtruar të drejtën e tyre për votë, ndërsa partitë janë duke bërë përpjekje për të arritur votuesit e tyre dhe për të shpjeguar vizionin e tyre për qytetin. Fituesi i këtij balotazhi do të ketë një rol vendimtar në drejtimin e kryeqytetit dhe në vendimmarrjet e ardhshme lokale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat