Hyseni inkurajon qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre përmes votës

Aktuale

Hyseni inkurajon qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre përmes votës

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 09:18
Alban Hyseni

Kandidati i LVV-së njëherit kryetari aktual i Gjilanit Alban Hyseni, e ka kryetar obligimin qytetar.

Ai e ka hedhur votën në shkollën “Abaz Ajeti”.

Hyseni ka inkurajuar qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve lokale për zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit.

Alban Hyseni në këtë rund garon përballë Arbër Ismajlit të LDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat