Balotazhi pa garë në Kllokot

Aktuale

Balotazhi pa garë në Kllokot

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Në 18 komunat e Kosovës u nevojit një rund i dytë votimi për shkak të garës së ngushtë mes kandidatëve, megjithatë, është një komunë në këtë rund ku nuk do të ketë garë praktikisht.

Kllokoti – komunë me shumicë serbe – mban balotazh vetëm formalisht, sepse Sreqko Spasiq nga Iniciativa Qytetare Uniteti Kombëtar Serb, u tërhoq nga gara dhe u kërkoi mbështetësve të tij të votojnë për kundërshtarin e tij, Bozhidar Dejanoviq, i cili vjen nga Lista Serbe.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon edhe mbështetjen e Beogradit, i fitoi nëntë komunat e tjera më shumicë serbe në rundin e parë më 12 tetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpjegoi se zgjedhjet në Kllokot duhet të mbahen formalisht, sepse afati i fundit për tërheqjen e kandidatëve nga gara ishte më 2 shtator, 2025. Spasiq u tërhoq në fillim të nëntorit. / REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat