“Faleminderit, Mitrovicë”, reagon Arian Tahiri

Aktuale

“Faleminderit, Mitrovicë”, reagon Arian Tahiri

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 19:41
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00.

Ai tha se qytetarët e Mitrovicës e thanë fjalën e tyre.

Sipas tij, Tani është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve që ta numërojnë çdo votë me kujdes e ndershmëri, duke respektuar vullnetin e votuesve mitrovicas.

“Le të tregojmë maturi, sepse besimi i qytetarëve është më i vlefshëm se çdo rezultat.

Faleminderit, Mitrovicë”, shkruan Tahiri në Facebook.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat