AAK fiton në Klinë, mposht PDK-në

Aktuale

AAK fiton në Klinë, mposht PDK-në

Nga: A.M Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 21:16
Grafika e KQZ

Ka përfunduar numërimin e votave në komunën e Klinës.

Këtë komunë do vazhdojë ta qeverisë AAK, pas fitores së kandidatit të saj, Zenun Elezaj.

Elezaj mori 58,02 për qind ose 8,084 vota, përcjell “Bota sot”.

Kurse, Sokol Bashota i PDK-së mori 41,98 për qind ose 5,849 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat