Ka përfunduar numërimi i votave edhe në komunën e Mamushë.
Rezultatet përfundimtare janë publikuar nga ana e KQZ, transmeton ‘Bota sot’.
Fitues në këtë garë, doli Abdulhadi Krasniç, i cili mori 53,58 për qind apo 1,577 të votave.
Kurse, kundërkandidati i tij, Fikret Morina mori 46,42 për qind apo 1,366 të votave.